Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka uruar Vjosa Osmanin për zgjedhjen në postin e Presidentes së Kosovës.

Përmes një postimi në Twitter, Erdogan tregon se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Osmanin, ndërsa thotë se ka shprehur bindjen se miqësitë historike dhe marrëdhëniet  mes dy vendeve do të forcohen edhe në epokën e re.

“Sot e përgëzova presidenten e re të Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu përmes një telefonate. Në bisedën tonë me Osmani-Sadriun diskutuam rreth çështjeve rajonale dhe marrëdhëniet e tyre. Unë shpreha qëndrimin konstruktiv të shoqërisë turke, një pjesë integrale e strukturës multikulturore të Kosovës në procesin e qeverisë së re dhe zgjedhjet presidenciale. Në bisedën tonë, unë deklarova se bashkëpunimi i shumanshëm midis vendeve tona kontribuon në stabilitetin dhe prosperitetin e Ballkanit”, shkruan ai.