Fushë-Kosovë, motra dyshohet se mbyti motrën me jastëk

09/05/2021 - 16:47

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë. Për vdekjen tragjike të 33-vjeçares nga fshati Vragoli i Fushë-Kosovës, janë mësuar detaje të reja.

Burime të besueshme të Gazeta Express brenda policisë së Kosovës bëjnë me dije se 33-vjeçarja dyshohet se u mbyt me jastëk nga motra e saj rreth tri vjet më e vogël.

Të njëjtat burime theksuan se dy motrat dhe anëtarët e tjerë të kësaj familjeje dyshohet se kanë probleme mendore. Lidhur me rastin është deklaruar edhe policia e Kosovës, e sipas informacioneve të para bëhet fjalë për vdekje të dhunshme.

“Rreth orës 12:00, kemi marrë informacionin për një rast vdekje e dyshimtë, në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjentë, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës femër 33 vjeçe. Mbështetur në të dhënat fillestare të këqyrjes së vendit të ngjarjes përkundër që ka elemente që sugjerojnë për një vdekje të dhunshme, policia me kujdes të shtuar po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, ka njoftuar policia.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Autoritetet shëndetësore në Kosovë bëjnë me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar vetëm 17 raste të reja nga  1,774 testime të kry

Kryeministri Albin Kurti ka përkujtuar 22-vjetorin e çlirimit të Kosovës si dhe zbarkimit të këmbësorisë së trupave të NATO-s, më 12 qers

22 vjet më parë në Kosovë u vendosën 50 mijë ushtarë të NATO-s dhe bashkë me ta edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara.

Pas vuajtjes së dënimit, kosovari Ruzhdi Buzhala do të dëbohet nga Zvicra për 15 vjet.

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se janë regjistruar 10 raste të infektimit me koronavirus pas testimit të 1,977 mostrave

Kosova i ka refuzuar hyrjen në vend ministres së Punës në Serbi, Darija Kisiq-Tepavçeviq.

Kanë kaluar 22 vite tashmë nga tërheqja e forcave kriminale ushtarake e paramilitare serbe nga Kosova, duke shënuar kështu fundin e pusht

Biden deklaroi impenjimin e SHBA-ve për sundimin e demokracisë dhe ligjit në Ballkanin Perëndimor, ka pasur edhe zëra për një marrëveshje

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti konfirmoi se pati polemika gjatë samitit të krerëve të Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Tiranë mes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka replikuar me homologen e tij serbe gjatë takimit të Liderve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë, që