Gati marrëveshja e vullnetit të mirë për hekurudhat

14/02/2020 - 09:07

Në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, ambasadori amerikan, Richard Grenell u takua mbrëmë me presidentin Thaçi dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Tema kryesore ishte dialogu, por ka edhe një marrëveshje.

Pas takimeve me krerët e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq si dhe konsultimeve të mëparshme të ekipeve të këtyre dy vendeve, në Mynih u kumtua se të premten (14.02) do të nënshkruhet marrëveshja për hekurudhat. Kjo marrëveshje është në fakt një letër e qëllimeve të mira për hapjen e hekurudhës Beograd – Fushë Kosovë. Presidenti i Kosovës, Thaçi i tha Deutsche Welles se takimi i mbajtur mbrëmë me ambasadorin Grennell ishte shumë konstruktiv dhe i frytshëm. Thaçi dhe Grenelle, si dhe më parë Vuçiq dhe Grenell, në takime të ndara, kanë rënë dakord që kjo marrëveshje të nënshkruhet. Por Thaçi tha se me ambasadorin Grennell është biseduar edhe për arritjen e një marrëveshje finale me Serbinë, e cila do t’i “sillte Kosovës anëtarësimin në Organizaten e Kombeve të Bashkuara dhe njohjen reciproke.”

Diskutimet për dialogun

Presidenti Thaçi tha se në takim është biseduar për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe hapat e ardhshëm drejt arritjes së marrëveshjes finale për njohje reciproke. Thaçi është i bindur se ky dialog do të sjellë paqe dhe përparim dhe rajon. Më parë Grenell bisedoi edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili në veçanti nënvizoi vendosmërinë e Grenellit për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe. Vuçiq tha se heqja e taksës është kushti për vazhdimin e dialogut me palën kosovare. Presidenti serb u shpreh i gatshëm për vazhdimin e bisedimeve, por bisedimet, sipas tij, nuk do të jenë fare të lehta. Presidentët e Kosovës dhe Serbisë nuk përjashtojnë mundësinë që këtë vit të arrihet ndonjë marrëveshje finale mes palëve, por asnjëra palë nuk është tepër optimiste, se kjo do të arrihet.

Ambasadori Grenell nuk është prononcuar para mediave. Por gjatë ditës sot do të mbahet në Konferencën e sigurisë në Mynih edhe një panel për sigurinë në Ballkan. Ndër pjesëmarrësit janë edhe kryeministri Albin Kurti, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidentët e Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut, si dhe i ngarkuari i BE për politikë të Jashtme, Josep Borell.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një person është gjetur i djegur brenda makinës së tij në fshatin Zahaq të Pejës në orët e para të mëngjesit.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha pas takimit me Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo në Departamentin e Shtetit se politika kosovare, pa

Kryeministri Kurti, në opinionin e tij për nënshkrimin e marrëveshjes sekrete, ku FSK’së i ndalohet hyrja në Veri, thotë se presidenti Ha

Tre raste të dyshuara me koronavirus janë paraqitur në pavionin e infektivit në QKUK në Prishtinë.

Kandidati i Partisë Socialdemokrate (SPD) me origjinë nga Pozharani i Vitisë në Kosovë, bëhet deuteti i parë me origjinë shqiptare në

Prokuroria e Posaçme me seli në Hagë, e cila trajton pretendimet për krime lufte në Kosovë, paralajmëroi të hënën fillimin e ngritjes së

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se pacientja, e cila është dyshuar që është infektuar me virusin koronavi

Një rast i dyshuar me koronavirus po trajtohet në Klinikën Infektive të Kosovës.

Ish-komandanti i UÇK-së dhe Zonës së Dytë të TMK-së në Prizren, Selim Krasniqi është intervistuar nga Gjykata Speciale në Hagë.

Kosova ka ndaluar mallrat që dyshohet se bartin koronavirusin e ri, Covid-19, të cilat kanë origjinën nga Kina, thonë zyrtarë të Doganave