Njësitë e kërkim shpëtimit të FSK-së, të Policisë së Kosovës dhe AME-së (Agjencisë së Kosovës për Emergjenca) sot në orën 15 e 40, në kilometrin e 6-të (në hyrje të Hanit të Elezit)  nga vendi i aksidentit në lumin Lepenc, kanë gjetur trupin e pa jetë të policit Armend Trena.

Dy policët Armend Trena dhe Malsor Dashi u aksidentuan me veturën e policisë më 28 prill. Trupat e tyre u kërkuan për ditë të tëra. Trupi i pajetë i Dashit u gjet të enjten, Trena po kërkohej akoma deri sot kur Ministria e Forcës dhe Sigurisë njoftoi se është gjetur edhe trupi i tij.