Gjermania e Franca kërkojnë rifillimin e menjëhershëm të dialogut Kosovë-Serbi nën udhëheqjen e BE-së

23/05/2020 - 08:27

Përmes një shkrimi të përbashkët, ministrat e Jashtëm të Gjermanisë dhe të Francës kanë kërkuar rifillimin e menjëhershëm të dialogut Kosovë-Serbi, nën udhëheqjen e Bashkimit Evropian.

Ministri francez, Jean-Yves Le Drian, dhe ai gjerman, Heiko Maas, kanë thënë se janë të vendosur që të zgjidhin të gjitha pengesat e mbetura mes Serbisë e Kosovës.

Ata e shohin situatën e pazgjidhur mes vendeve si faktor destabilizues për tërë Ballkanin Perëndimor dhe si çështje të sigurisë evropiane. Sipas tyre, situata e pazgjidhur pengon përparimin politik të vendeve. Të dy kanë bërë thirrje që qëllimi i dialogut duhet të jetë arritja e një marrëveshjeje juridikisht detyruese mes Kosovës e Serbisë.

“Për këtë qëllim shtetet anëtare të BE-së emëruan një nga diplomatët më të aftë të Evropës, Miroslav Lajçak, si të dërguar special për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, si dhe për çështje të tjera rajonale. Franca dhe Gjermania janë të gatshme të mbështesin atë dhe ekipin e tij me të gjithë potencialin politik, diplomatik dhe ekonomik. Në prill të vitit 2019, kancelarja Merkel dhe presidenti Macron ftuan udhëheqësit e rajonit në një samit në Berlin. Tani që Miroslav Lajçak ka marrë detyrën, është koha që dialogu të rifillojë. Qëllimi duhet të jetë arritja e një marrëveshjeje të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse, juridikisht detyruese midis Beogradit dhe Prishtinës, e cila i zgjidh të gjitha çështjet e hapura dhe kontribuon në stabilitetin e rajonit. Presidenti Macron ka deklaruar gatishmërinë e tij për të mbajtur një samit të dytë në Paris. Sidoqoftë, gatishmëria për dialog është një parakusht për këtë”, kanë thënë ata në shkrimin që është botuar sot në Koha Ditore.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Thomas Kortendiek, 39-vjeç, është shtetasi gjerman i cili është gjetur i vdekur në rrethana ende të panjohura, në oborrin e një hoteli në

Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë njofton se gjatë 24 orëve të fundit, 7 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, duke e çuar në

Sindikata e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë shëndetësorë, kërkoi sot që turni i natës, t’iu paguhet nga 36 euro.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pas njoftimit që bëri se ka rezultuar pozitiv me COVID-19, është kritikuar ashpër se nuk respektoi

Kryeministri  i Kosovës, Avdullah Hoti ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Instituti Kombëtar i Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 13 persona të infektuar me koronavirus duke e çua

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla ka njoftuar se autoritetet e Shqipërisë kanë liruar ish-luftëtarin

Ish-komandanti suprem i Forcave të Armatosura të NATO-s, gjenerali Wesley Clark, i cili ka udhëhequr fushatën e bombardimeve, ndaj caqeve

Kosova vijon me shifrat alarmante të infektimeve dhe vdekjeve nga koronavirusi.

Padyshim që muaj korrik për Kosovën është tragjik për shkak të shifrave të larta të të vdekurve nga COVID-19.