"Festo me zemër, jo me armë". Kjo është motoja e Policisë, me të cilën paralajmëron qytetarët gjatë sezonit të dasmave. Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme, kjo nuk i ndal qytetarët që të festojnë me armë. Kështu përgjatë këtij viti, 44 persona janë arrestuar për shkak se kanë gjuajtur me armë nëpër ahengje familjare.

Sipas Indeksonline, nga statistikat e bëra, rezulton se qytetarët e rajonit të Prizrenit janë më "problematikët".

Për shkak të gjuajtjes nëpër ahengje familjare, në rajonin e Prizrenit janë arrestuar 11 persona, ndërsa policia ka arritur të konfiskojë 44 armë gjatë këtij viti, 40 prej të cilave pa leje.