Gjykata Themelore në Prishtinë e ka rrëzuar propozimin e prokurorisë speciale për dhënien e 30 ditëve paraburgim për Milaim Zekën.

Gjykata ka vendosur që Zekën ta lërë në arrest shtëpie për një muaj. Lajmin e ka konfirmuar për Express, pala mbrojëse e Milaim Zekës, avokati, Gazmend Halilaj.

Ai ka sqaruar, se ka arritur që ta bindë gjyaktën se pretendimet e prokurorisë për këtë rast nuk qëndrojnë

“Pretendimet kinse ka të bëjë me krim të organizuar nuk qëndrojnë, sepse mbrojtja konsideron ka arritur që ta bindë Gjykatën se fare nuk kemi të bëjmë me natyrën e kësaj vepre, por me veprat me të cilat mund të vendose në nivel lokal. Edhe pse për të njëjtën nuk e gëzon asnjë element. Gjykata vendosi për një muaj arrest shtëpiak",ka thënë Halilaj.

Avokati Halilaj thekson se për vendimin e gjykatës për dhënien e arrestit shtëpiak ndaj deputetit Milaim Zeka do të bëjë ankesë në Gjykatën e Apelit.