Hahn: Tani është në dorën e shteteve të BE-së t'i heqin vizat kosovarëve

18/07/2018 - 18:05

   Komisioneri për zgjerim i BE-së, Johannes Hahn, ka uruar Kosovën për rekomandimin pozitiv të Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave.

Përmes një postimi në Twitter, ai ka thënë se shpreson që shtetet anëtare dhe Parlamenti Evropian sa më shpejt që të jetë e mundur të vendosin për heqjen e vizave për Kosovën.

“Ekspertët konfirmuan se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Komisioni Evropian e ka vlerësuar punën e madhe dhe përkushtimin e Kosovës për reformat. Tani është në dorën e shteteve anëtare dhe Parlamentit Evropian për të vendosur për lëvizjen e lirë për Kosovën. Shpresoj që kjo të ndodhë sa më shpejt”, ka shkruar Hahn.

Kosovën për këtë lajm e ka uruar edhe Komisioni Evropian, nga i cili është vlerësuar se përpjekjet dhe angazhimet e Kosovës në këtë drejtim janë shpaguar me plot meritë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Njësitet e KFOR-it janë duke zhvilluar stërvitje në veri të Kosovës.

Republika e Kosovës duhet të rinegociojë Marrëveshjen për Tregti të Lirë me vendet e Ballkanit Perëndimor, e njohur si CEFTA, pasi që nga

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së Qeverisë ka folur edhe për dorëheqjet e katër kryetarëve të komunave veriore.

Kosova të premten do të bëhet bëhet zyrtarisht me ushtri.

Qeveria e Kosovës po paralajmëron masa shtesë reciprociteti ndaj Serbisë.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, i lehtësuar nga Bashkimi Evropian, ka lehtësuar një varg çështjesh teknike në të mirët e

Pas sulmeve kibernetike të ndodhura së fundmi në sistemin shtetëror, Ministria e Punëve të Jashtme në Kosovë ka konfirmuar se këto sulme

Ka dështuar mbledhja e sotme e Komitetit të CEFTA-s, që duhej të mbahej në Prishtinë, pasi delegacioni i Kosovës ka kundërshtuar që mbled

Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian do të mblidhet gjatë ditës së sotme dhe të nesërme.