Haradinaj: BE-SHBA të na ndihmojnë për marrëveshje me Serbinë

22/03/2019 - 16:44

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që të ndihmojnë që më në fund të arrihet një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për njohje reciproke.

Këto komente Haradinaj i ka bërë në fillimin e punimeve në rrugën “Rruga e tre Heronjve, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha”, Prishtinë – Mitrovicë, segmenti Lumi i Madh – Gojbulë.

Me këtë rast, Haradinaj ka thënë se kjo rrugë është një arterie që lidh ekonominë e vendit me ekonomitë fqinje, edhe me Serbinë.

Kreu i Qeverisë tha se interesi i Kosovës është që të jetojnë në një Ballkan ku të gjithë janë të lirë dhe ku të gjithë e njohin njëri tjetrin në kufijtë e vet.

Derisa të vije tek kjo ditë, Haradinaj tha se punët që janë në përgjegjësinë e tyre do t’i përfundojnë, duke thënë se do të ndërtojnë rrugë e ura.

“Është një arterie që mund ta lidh ekonominë e vendit tonë me ekonomitë fqinje, pra me ekonomitë e Serbisë. Interesi ynë është që të jetojmë në një Ballkan ku të gjithë janë të lirë, të gjithë janë të respektuar, e njohin njëri tjetrin në kufijtë e vet, me të drejtat e veta dhe njëkohësisht një tregti e lirë dhe një shkëmbim. Kuptohet për të arritur deri tek kjo ditë ne ato që janë në përgjegjësitë tona do t’i kryejmë, pra do të ndërtojmë rrugë e do të ndërtojmë ura dhe do të hapim ura, sepse ajo është detyra jonë. Por, po ashtu i bëjmë thirrje partnerëve tanë, Bashkimit Evropian, ShBA-ve që të na ndihmojnë për atë që nuk është në kapacitetin tonë, që më në fund të arrihet një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për njohje reciproke”, tha kryeministri.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Deri para pak ditësh, një qytetar në Prishtinë ka mundur të ushqehet në vlerën e 2 eurove me një sanduiç.

Ambasadori i SHBA-ve në Serbi, Kyle Scott, ka thënë se ‘status-quo-ja’ në Ballkan s’është e qëndrueshme dhe se të gjithë po humbin për sh

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, të dielën porositi bashkësinë ndërkombëtare se Kosovës nuk i duhet liria e izoluar, duke iu ref

10 persona janë lënduar pasi aeroplani Boeing i kompanisë AKL Airlanes që po udhëtonte nga Prishtina për në Bazel pati turbulenca të mëdh

Ndonëse kanë kaluar disa vjet që nga vrasja e ish-kandidatit të PDK-së për deputet në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 2014, Elvis Pista

Policia e Kosovës ka arrestuar të martën biznesmenin nga Kosova Imer Shahinin, vellai i Besa Shahinit, ministre e Arsimit ne Tirane.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka pritur sot në një takim të veçantë sekretaren Amerikane Madeline Albright të cilën e ka fa

Sot shënohet 20-vjetori që kur trupat e NATO-s u futën në Kosovë për t’i dhënë fund masakrave dhe shovinizmit serb mbi qytetarët e pafajs

Kosova e meriton në jetë në Bashkimin Evropian dhe në NATO ka thënë ish-Pesidenti i SHBA-së Bill Clinton në Prishtinë.