Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka vendosur që Dita e Flamurit (28 Nëntori) të shpallet ditë pushimi në Kosovë.

Lajmin e ka dhënë vetë Haradinaj përmes një postimi në Facebook ndërsa shkruan se ky vendim është motivuar nga aspekti historik, tradicional dhe politik.

"Me rastin e Ditës së Flamurit, mbështetur në Ligjin për Festat Zyrtare, kam marrë vendim që 28 Nëntori, të shpallet ditë pushimi në territorin e Republikës së Kosovës, për t'i respektuar vlerat e traditës kombëtare shqiptare. Vendimi, që 28 Nëntori të jetë ditë pushimi, është i motivuar nga aspekti historik, tradicional dhe politik. RH"