Haradinaj i prerë: Askush s’merr tokë më nga shqiptarët!

17/03/2019 - 21:50

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar për çështjen e korrigjimit të kufijve me Serbinë, teksa ka përçuar një mesazh të qartë për ata që mbështesin këtë ide.

Haradinaj ka pohuar se nuk ka tokë për të dhënë Kosova duke shtuar se lufta është bërë për kufijtë.

"Ne në Kosovë jemi në të drejtën tonë, por jemi në kohën kur duhet të kujdesemi për tokën tonë, për vendin tonë. Dihet ndër shekuj se shqiptarët kanë dhënë nga toka që ua ka lënë Zoti. Kur e them atë që është e shqiptarëve, kurrë nuk harroj të them se kushdo që jeton me ne, komunitetet etnike, janë në shtëpinë e vet dhe ne dimë t’i nderojmë, por nuk ka më kthim prapa dhe nuk ka më vazhdim të praktikave të marret prej shqiptarëve. Brezi i UÇK-së e ka ndryshuar këtë, rrjedhat e historisë kanë ndryshuar dhe prej shqiptarëve më askush nuk mund të marrë."

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ndonëse kanë kaluar disa vjet që nga vrasja e ish-kandidatit të PDK-së për deputet në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 2014, Elvis Pista

Policia e Kosovës ka arrestuar të martën biznesmenin nga Kosova Imer Shahinin, vellai i Besa Shahinit, ministre e Arsimit ne Tirane.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka pritur sot në një takim të veçantë sekretaren Amerikane Madeline Albright të cilën e ka fa

Sot shënohet 20-vjetori që kur trupat e NATO-s u futën në Kosovë për t’i dhënë fund masakrave dhe shovinizmit serb mbi qytetarët e pafajs

Kosova e meriton në jetë në Bashkimin Evropian dhe në NATO ka thënë ish-Pesidenti i SHBA-së Bill Clinton në Prishtinë.

Anëtarësimi në Aleancën e Atlantikut të Veriut, NATO, sipas përfaqësueseve të institucioneve mbetet një nga synimet kryesore të Kosovës.

Shtëpia e Bardhë i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë të lenë mënjanë retorikën ekstremiste dhe të punojnë për një marrëveshje që përqendro

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është kthyer pak ditë më parë nga vizita e tij zyrtare në Berlin ku është pritur nga Kancelarja

Në përvjetorin e 20-të të çlirimit dhe hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë, pritet të marrin pjesë personalitete të ndryshme nga e gjit