Pas mbledhjes së qeverisë, kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj tha se me taksën ndaj Serbisë, Kosova është forcuar.

“Unë e pëlqej idenë e reciprocitetit, por për aspekte të tjera. Taksa nuk duhet të hiqet, po habitem me do të tjerë që thonë ashtu. Kush do që shkon asaj rruge i bën dëm edhe vetes edhe Kosovës”, tha ai , raporton RTKlive.

Haradinaj ka komentuar edhe takimin me zëvendësndihmës Sekretarin e Shtetit Matthew Palmer. Ai ka folur edhe për rastin Dehari ndërsa ka thënë se qeveria ka realizuar kërkesën e familjes për ekspertizë jashtë vendit.

Për mos procedimin e buxhetit 2020, Haradinaj tha se Kuvendi nuk është funksional. “Ne kemi një draft buxhet, por nuk kemi kujt me ia procedu”, tha ai.