Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar ish-presidentin Ibrahim Rugova, në ditën e lindjes së këtij të fundit.

Haradinaj shkruan në Facebook se presidenti historik, Ibrahim Rugova mori përsipër udhëheqjen e vendit me mjete paqësore, në rrethana shumë të rënda për Kosovën dhe shqiptarët.

POSTIMI I PLOTË

Presidenti historik, Ibrahim Rugova mori përsipër udhëheqjen e vendit me mjete paqësore, në rrethana shumë të rënda për Kosovën dhe shqiptarët.

Kisha fatin të jem bashkëpunëtor i Presidentit Rugova në vitet e para të lirisë. Gjithmonë i kujtoj idetë e qëndrimet e tij, bashkëpunimin dhe veçmas mbështetjen që më dha në kohën kur isha ftuar për ballafaqim me drejtësinë ndërkombëtare.

Bashkë arritëm t’i zhdukim ndasitë e theksuara që ishin brenda nesh.

Urime ditëlindja, President!

RH