Haradinaj liron nga detyra zv.ministrin që mbante këmbët përpjetë në makinën zyrtare

05/07/2019 - 10:51

Kryeministri Ramush Haradinaj, po merr pjesë në Samitin e Vendeve të Ballkanit Perëndimor në Poznan të Polonisë.

Nga atje kryeministri ka liruar nga detyra zëvendësministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Shukri Maxhuni. Këtë ai e ka bërë të ditur nëpërmjet një shkrimi në Facebook.

“Sot kam liruar nga detyra zëvendësministrin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Shukri Maxhuni”, ka shkruar Haradinaj.

Lirimin nga detyra të Maxhunit e ka kërkuar zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli.

Pacolli ka reaguar ndaj veprimit të Maxhunit, i cili ditë më parë është fotografuar në veturën zyrtare, teksa mbante këmbët pranë xhamit të përparmë.

“I pahijshëm akti i Zëvendës Ministrit të Bujqësisë zotni Maxhunit me sjelljen e tij në një veturë zyrtare. Kjo nuk është mënyra se si një zyrtar qeveritar sillet me pronën që është blerë nga taksat e qytetarëve tanë. Pavarësisht kush është , është një akt i papranueshëm që nuk pasqyron vizionin tonë për zhvillim dhe shërbime më të mira për qytetarët tanë. Kjo nuk është mënyra se si duhet të trajtohet prona publike dhe ne e dënojmë aktin dhe të parandalojmë rastet e tilla. Unë kam kërkuar nga Kryeministri të shkarkojë Zëvendësministrin Maxhuni nga detyra e tij. AKR dhe unë nuk do të tolerojmë dhe nuk pranojmë akte të tilla nga zyrtaret tanë. Zyrtarët publik duhet t’u shërbejnë qytetarëve tanë dhe të mos abuzojnë me pozitat e tyre në një mënyrë të tillë”, ka shkruar Pacolli në “Facebook”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Rreth 26 zyrtarë kosovarë që kanë qenë të ngarkuar me numërimin e zarfeve me vota të ardhura nga Serbia janë helmuar.

Lëvizja Vetëvendosje ka fituar zgjedhjet e parakohshme në vend, ndërsa gazeta “Bota sot” ka siguruar listën e deputetëve që do të jenë në

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se në qeverisjen e ardhshme do të angazhohet që me Shqipërinë të ketë komision

Komisioni Qendror Zgjedhor nuk ka marrë asnjë vendim lidhur me mbi 4 mijë vota të mërgatës të ardhura përmes postës pas afatit ligjor.

Mediat serbe janë revoltuar pas fjalimeve të para të Albin Kurtit si kryeministër i Kosovës se Serbia do të detyrohet të paguajë reparaci

Në të dielën e 6 tetorit, shumë nga kameramanët dhe reporterët që po e ndiqnin nga pas Albin Kurtin, për të transmetur live votimin e tij

Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, thotë se ardhja e tij në postin e kryeministrit

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës tha se është e zhgënjyer thellësisht me ndarjen e sivjetshme të çmimit Nobel për Letërsi për