Haradinaj: Marrëveshja për linjën ajrore nuk heq taksën për Serbinë

22/01/2020 - 21:33

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, është i bindur se marrëveshja e arritur për rivendosjen e linjës ajrore midis Prishtinës dhe Beogradit, nuk do të prekë taksën për prodhimet e Serbisë.

Haradinaj u shpreh se marrëveshja e ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe që pritet të zbatohet nga kompania gjermane, Lufthansa, ka një tjetër natyrë të transportit midis dy vendeve.

Haradinaj tha se kjo marrëveshje e re është pjesë e atyre të mëhershme, por nuk qartësoi nëse do të pranohen pasaportat kosovare në aeroportin e Beogradit.

Kujtojmë se autoritetet e Kosovës u kanë vënë taksë 100 për qind prodhimeve të importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina në fund të vitit 2018. Me gjithë thirrjet e Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara për heqjen e saj, ajo vazhdon të mbetet në fuqi.

Si pasojë e saj është ndërprerë edhe dialogu për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ish-komandanti i UÇK-së dhe Zonës së Dytë të TMK-së në Prizren, Selim Krasniqi është intervistuar nga Gjykata Speciale në Hagë.

Kosova ka ndaluar mallrat që dyshohet se bartin koronavirusin e ri, Covid-19, të cilat kanë origjinën nga Kina, thonë zyrtarë të Doganave

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka thyer heshtjen, disa ditë pas skandalit me njohjen e vendit ng

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish-kryeministri Isa Mustafa, ka reaguar lidhur me taksën 100% për mallrat e Serbisë.

Ministrja e Jashtme e Xhamajkës, Kamina J. Smith, tha se vendi i saj nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

I është dhënë lamtumira e fundit 5 anëtarëve të familjes Bllaca, katër prej të cilëve dyshohet se u vranë nga vajza e vetme e familjes, V

I është dhënë lamtumira e fundit 5 anëtarëve të familjes Bllaca, katër prej të cilëve dyshohet se u vranë nga vajza e vetme e familjes, V

Ministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Glauk Konjufca ka njoftuar për shfuqizimin e vendimeve për konsuj diplomatikë.

Qeveria e Kosovës është duke punuar për heqjen e tarifës 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës dhe për futjen

Policia e Kosovës ka treguar se oficerja e policise e cila qëlloi dhe vrau katër familjarët e saj kishte shfaqur më parë probleme shëndet