Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se nuk është tradhti të kesh në qeveri qytetarë serbë.

Gjatë fushatës në Mitrovicë, Haradinaj ka përmendur integrimin e qytetarëve serbë, duke thënë se Kosova është e të gjithë qytetarëve pa dallim.

Ai ka kërkuar votën e mitrovicasve për kandidatin për kryetar të komunës nga radhët e AAK-së, dhe ka premtuar se tani është krijuar mundësia që të zgjidhen problemet e Mitrovicës.

“Integrimi i veriut, dëgjoni, jemi fsheh shumë në Kosovë, natën kemi ndejtur me serbë, qoftë të veriut qoftë të kahut tjeter, ditën kemi shitur patriotizëm. Ka plot kështu, i kemi edhe në parlament, nuk kemi pse me u fsheh, janë njerëz të këtij vendi dhe duam t’i integrojmë. Nëse këtë e bëjmë, ne vërtet e përmbyllim Kosovën nga ana e brendshme. A është kjo tradhti, a është tradhti me pas në qeveri qytetarë serbë? Nuk është tradhti. Unë në Mitrovicë kam ardh gjithnjë, kurrë s’ju kam gënjyer, por kurrë s’kam pas mundësinë problemet me i zgjidh. Mendoj se tani jemi në mundësi me i zgjidh problemet”, ka thënë Haradinaj.