Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas deklaratës së përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Federica Mogherini, e cila nga selia e Kombeve të Bashkuara në New York bëri thirrje Kosovës që të hiqet taksa 100% ndaj produkteve serbe.

Në një postim në Twitter, Haradinaj shkruan ndër të tjera se dialogu me Serbinë ka dështuar para vendosjes së kësaj taksës ndërsa thekson se ka mungesë transparence.

“Dialogu ka devijuar shumë kohë më parë para se të vendosej tarfia. Mungesa e transparencës, inkurajimi i propozimit të shkëmbimit të territoreve dhe moszbatimi i marrëveshjeve ekzistuese, këto janë arsyet. Dialogu mundet dhe duhet të vazhdojë pa e lidhur atë me taksën.”