Haradinaj refuzon takimin me Ramën: E pamundur për me u takue me paditësin

29/06/2020 - 22:57

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një vizitë në Kosovë, ku është takuar edhe me homologun e tij, Avdullah Hoti, me ish-kryeministrin, Albin Kurti, kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani, me kreun e Nismës, Fatmir Limaj, me kreun e PDK-së Kadri Veseli dhe së fundi me Presidentin Hashim Thaçi.

Ajo që ra në sy ishte mungesa e një takimi me ish-kryeministrin Ramush Haradinaj.

Pyetjes nëse takimi mes Ramës dhe Haradinajt nuk është zhvilluar për shkak se kryeministri shqiptar nuk i ka shkuar në zyrë kreu të AAK-së apo se ky i fundit nuk ka pranuar, Haradinaj i është përgjigjur në një intervistë për RTV Dukagjin.

Ramush Haradinaj deklaroi se ai nuk ka pranuar të takohet me kryeministri Rama për arsye se ky i fundit e ka paditur atë.

“Ka patur interesim për një takim por është e pamundur për me u takue i padituri me paditësin pra kjo është jashtë çdo logjike. Nga ana ime nuk ka patur asnjë interesim. Nuk ndihem mirë me u takue si i paditur me askënd qoftë dhe zoti Edi Rama.” – tha Haradinaj.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Lidhja Demokratike e Kosovës ka propozuar në seancën e sotme që të futet në rend të ditës ndryshimi i rregullores së Kuvendit, që ia mund

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj i shoqëruar nga stafi menaxhues, realizoi një takim me të gjithë drejtorët e

Këtë të hënë Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ndodhet në Hagë ku do të përballet me Gjykatën Speciale pas akuzave për krime lufte.

Rastet me COVID-19, sa vijnë e shtohen në tërë territorin e Republikës së Kosovës, ku deri më tani janë infektuar gjithsej 4 mijë e 931 p

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është në Hagë për t’u intervistuar nga Prokuroria e Posaçme që trajton pretendimet për krime të luftë

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, me anë të një konference për mediat ka thënë se qeveria e tij, ka përgatitur dy skenare për të viju

Me një video-konferencë që po zhvillohet sot mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, n

Mikrobiologu Lul Raka thotë se Kosova aktualisht është në vendin e tretë në Evropë sa i përket numrit të rasteve të të infektuarve me COV

Pak orë para të hënës ku pritet të udhëtojë drejt Hagës, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vizituar varrin e Adem Jasharit, ku kreu n

Ish-nënpresidenti amerikan Joe Biden ka përshëndetur vendimin e udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë për të rifilluar dialogun për normaliz