Haradinaj takohet me kongresmenin Engel, flasin për dialogun

06/07/2019 - 15:42

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj u takua në Prishtinë me kongresmenin amerikan, Eliot Engel. Haradinaj bisedoi me kongresistin Engel për zhvillimet politike në vend dhe për procesin e dialoguz ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Sipas Haradinajt, ky proces duhet të përmbyllet me marrëveshje finale.

“Kosova është e përcaktuar për të ardhmen euro-atlantike, në miqësi të përhershme me SHBA-në, fqinjësi të mirë me vendet e rajonit dhe përmbylljen e dialogut me Serbinë, me një marrëveshje finale, ligjërisht të obligueshme që çon në njohje reciproke në kufijtë ekzistues”, tha Haradinaj, duke kërkuar mbështetjen e SHBA-së për procesin e dialogut.

Haradinaj tha se Kosova “do të jetë përjetë mirënjohëse për përkrahjen që Shtetet e Bashkuara kanë dhënë para dhe gjatë luftës dhe tani në shtetetndërtimin dhe konsolidimin e institucioneve demokratike të Kosovës”, thuhet në komunikatën për media të Qeverisë.

Ndërkaq, kongresmeni Engel tha se shpreson që Kosova të vazhdojë të përparojë në drejtim të prosperitetit, demokracisë dhe sundimit të ligjit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Rreth 26 zyrtarë kosovarë që kanë qenë të ngarkuar me numërimin e zarfeve me vota të ardhura nga Serbia janë helmuar.

Lëvizja Vetëvendosje ka fituar zgjedhjet e parakohshme në vend, ndërsa gazeta “Bota sot” ka siguruar listën e deputetëve që do të jenë në

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se në qeverisjen e ardhshme do të angazhohet që me Shqipërinë të ketë komision

Komisioni Qendror Zgjedhor nuk ka marrë asnjë vendim lidhur me mbi 4 mijë vota të mërgatës të ardhura përmes postës pas afatit ligjor.

Mediat serbe janë revoltuar pas fjalimeve të para të Albin Kurtit si kryeministër i Kosovës se Serbia do të detyrohet të paguajë reparaci

Në të dielën e 6 tetorit, shumë nga kameramanët dhe reporterët që po e ndiqnin nga pas Albin Kurtin, për të transmetur live votimin e tij

Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, thotë se ardhja e tij në postin e kryeministrit

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës tha se është e zhgënjyer thellësisht me ndarjen e sivjetshme të çmimit Nobel për Letërsi për