Haradinaj: Të përshpejtohet çështja e liberalizimit të vizave

15/05/2019 - 13:22

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka zhvilluar sot një takim zyrtar pune me ambasadorët dhe diplomatët finlandez në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Gjatë takimit, Haradinaj është shprehur se çështja e liberalizimit të vizave duhet të futet në mënyrë të përshpejtuar në axhendën BE.

“Me marrjen e kryesimit të Këshillit të BE-së nga 1 korriku i këtij viti, besojmë fuqishëm se shteti mik, Finlanda, do të vazhdojë të jetë zë i Kosovës në strukturat e Bashkimit Evropian. Mëngjesin e sotëm kam zhvilluar takim pune me ambasadorët dhe diplomatët finlandez në rajonin e Ballkanit Perëndimor, me qëllim të informimit të drejtë dhe të hollësishëm për hapat konkret të Qeverisë për fuqizimin e sundimit të ligjit, zbatimin e reformave të gjithëmbarshme dhe agjendën evropiane të Kosovës. Kam ritheksuar, se duhet të përshpejtohet hyrja në agjendë të BE-së çështja e liberalizimit të vizave, si një proces i pakthyeshëm, i merituar dhe i drejtë. Me qëndrimin e qartë të Gjermanisë, jemi të bindur se edhe Finlanda do të jetë në krah të vendit tonë për ta përmbyllur këtë proces në afat optimal”, u shpreh Haradinaj.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Departamenti amerikan i Shtetit tha në një deklaratë të shkurtër për Zërin e Amerikës se ka mësuar që Ramush Haradinaj dha dorëheqjen nga

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka reaguar pas dorëheqjes së parevokueshme nga posti i Kryeministrit Ramush Haradinaj, duke theksuar s

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka reaguar menjëherë pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj.

Vëllai i kryeminstrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, Dauti njëkohësisht deputet i AAK-së, ka reaguar pas lajmit se është ndaluar në aeropo

Daut Haradinaj, deputeti i i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e vëllai i kryeministrit Ramush Haradinaj është ndaluar rreth orës 14 e 30

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, thotë se ai “ka besim të plotë që KE nën drejtimin e Ursula von der Leyen, do ta kthejë Koso

Para tre ditësh, në Prizren është arrestuar vajza e akademikut Mehmet Kraja, ish-asistentja e presidentes Jahjaga, Gresa Kraja, për posed

Vizita dyditore e Presidentit të Francës, Emmanuel macron, në Francë, në Serbi bëri shumë bujë, por një detaj shumë i rëndësishëm u kalua