Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj në 5 dhe 6 qershor pritet të qëndrojë në një vizitë zyrtare në Gjermani ku do të zhvillojë një takim me kancelaren gjermane Angela Merkel. Lajmi bëhet i ditur nga zëdhënësja e Qeverisë, Donjeta Gashi, e cila ka njoftuar se Haradinaj në fillim të qershorit do të udhëtojë drejt Berlinit në një vizitë dy ditore.

“Me ftesë të kreut të Bundestagut gjerman, kryeministri do të marr pjesë në Lutjet e Mëngjesit që organizohen atje. Pastaj do të ketë takime me deputetë të Bundestagut, si dhe më 6 qershor do të zhvillojë një takim pune me Kancelaren Merkel”, tha Gashi.

Sipas saj, axhenda e takimeve të kryeministrit Haradinaj në Berlin ende nuk është finalizuar. Zëdhënësja Gashi u shpreh e bindur se tashmë që dihen  kërkesat e Haradinaj, do të mund të mbështeten te Gjermania.  Më herët Haradinaj ka thënë se gjatë Samitit të Berlinit në Gjermani i është premtuar liberalizimi i vizave, ndërsa ka pohuar se si kohë opsionale muajin shtator .