Hashim Thaçi mesazh të fortë: Liderët e BE-së nuk duhet të bëjnë gabimet e viteve ‘90

03/11/2019 - 22:00

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tashmë ka filluar që përmes “video-selfie”-ve të përcjellë mesazhe për ngjarje të ndryshme gjeopoliitike. Kreu i shtetit në Kosovë ka komentuar takimin e javës së kaluar me përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Frederica Mogherinin, ku të pranishëm ishin dhe liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor.

“Gjatë javës që lamë pas zhvilluam një darkë pune në Bruksel me znj. Mogherini. Të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor treguan përvojat e punës, sfidat dhe ballafaqimet për të ardhmen evropiane të vendeve tona. Ishte konkludim i përbashkët i liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe një zhgënjim masiv i shprehur për mosangazhimin konkret të Bashkimit Evropian për shtetet e rajonit tonë”, ka thënë Thaçi në profilin e tij në Instagram.

Ai më tej ka theksuar se një zhgënjim ky që përcillet edhe në Kosovë, në veçanti me jo liberalizimin e vizave, kur ne i kemi plotësuar të gjitha kriteret. Kjo sipas tij po ndodh për shkak të mungesës së unitetit evropian. Por, ne e kemi vetëm një të ardhme, atë evropiane.

“Prandaj, BE-ja dhe liderët e saj, në këtë kohë të mungesës së vizionit të tyre duhet të dëshmojnë se nuk do t’i bëjnë gabimet e liderëve të fillimviteve të 90-ta të BE-së, në kohën e fillimit të krizës jugosllave. Sepse, gjithmonë në Ballkanin Perëndimor ka potenciale të rrezikshme për paqen, sigurinë dhe stabilitetin”, ka shtuar ai.

Thaçi në këtë video ka thënë se Kosova dëshiron të besojë se BE-ja do të fillojë të ndryshojë pozitivisht për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ish-zyrtari i Departamentit të Shtetit dhe analisti James Hooper, tha se një marrëveshje Kosovë-S

Marrëveshja eventuale për koalicionin e ardhshëm qeverisës ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, pritet të p

“Unë pres që qeveria e re të vendosë këto objektiva në qendër të programit të saj”, kështu është shprehur Komisionari për zgjeri

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka përshëndetur hyrjen e 337 ushtarëve të rinj në FSK.

Kryetari i PEK-ut, Milaim Zeka beson se do të këtë përsëri zgjedhje në Kosovë.

Regjisorja Arzana Kraja, vajza e kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja është ndarë nga jeta.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e ka quajtur gabim dhe të pashpjegueshëm idenë e Mini-Shengenit të Ballkanit.

Ministria e Jashtme kosovare ka mohuar deklaratën e ministrit të jashtëm serb, Ivica Daçiç se Republika e Ganës është shteti i 16-të i ra

Këshilli i prindërve të shkollës “Emin Duraku”, në Prishtinë, që prej orës 07:30 janë mbledhur për të ndaluar hyrjen e arsimtares A.M.

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa u është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Rama në Ohër për krijimin e shengetit ballkanik.