Hoti diskuton me një delegacion amerikan për nevojat ekonomike dhe energjetike të Kosovës

19/10/2020 - 15:22

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është takuar të hënën me një delegacion të Departamentit amerikan të Energjisë, për të diskutuar zbatimin e projekteve për të cilat është arritur pajtueshmëri më 4 shtator në Uashington.

Përveç Hotit, pjesë e delegacionit të Kosovës kanë qenë: zëvendëskryeministri Driton Selmanaj dhe Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi derisa përballë kanë pasur kryesuesin e delegacionit amerikan, Matthew Zais, ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett dhe përfaqësues të Agjencisë amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

Kryeministria ka njoftuar se përgjatë takimit në objektin e Qeverisë së Kosovës janë diskutuar nevojat ekonomike dhe energjetike të Kosovës, të parapara edhe në Marrëveshjen e Uashingtonit.

Javën e kaluar Kosova është vënë në lëvizje për të zbatuar një tjetër pikë të marrëveshjes së nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë.

Ajo ka të bëjë me rrjetin 5G dhe përdorimin e pajisjeve të teknologjisë nga shitës të sigurt.Pas një takimi të zhvilluar të premten me përfaqësues të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), si organi më kompetent në fushën e komunikimeve elektronike, kryeministri Hoti ka thënë se:

“Kosova do të ndalojë përdorimin e pajisjeve 5G, të siguruara nga shitës të pabesueshëm, në rrjetet e tyre të komunikimit. Aty ku mund të ketë pajisje të tilla, institucionet përkatëse të vendit do të angazhohen për heqjen e tyre.

Kryeministri Hoti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq kanë nënshkruar marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë, në praninë e presidentit Trump.

Dy palët, megjithatë, nuk i kanë hedhur nënshkrimet në dokumentin e njëjtë, por secila veç e veç i ka nënshkruar zotimet e saj. Trump, në anën tjetër, ka nënshkruar një letër, përmes së cilës i ka përgëzuar palët për guxim drejt normalizimit të marrëdhënieve.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka e cilësuar të padrejtë vazhdimin e mandatit të Gjykatës Speciale dhe gj

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 1.827 persona të dyshuar p

Kryeministri Avdullah Hoti ka reaguar pas publikimit të lajmeve në disa media në Kosovë se ai do të dorëhiqet.

Kryetari i Kuvendit të Bujanocit, Enver Ramadani i është drejtuar me një letër publike ministrit në detyrë të jashtëm të Shqipërisë, Gent

Kryeministri Avdullah Hoti ka reaguar ndaj raportimeve se dorëheqjen e tij nga pozita e të parit të Qeverisë së Kosovës.

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Miroslav Lajçak ka informuar sot anëtarët e Bundestagut dhe anëtarët gjermanë të Parlam

Ka ndërruar jetë sot një grua 29-vjeçare nga koronavirusi në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës Zafir Berisha është kërcënuar dhe tanimë rasti po hetohet nga policia në

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë vendim së fundmi që t’i pezullojë të gjitha konkurset në Zyrën e P

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 1.903 persona të dyshuar pë