Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Hoti: Në mars pritet të arrijnë 33 mijë doza të vaksinës

05/03/2021 - 17:42

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti tha se gjatë muajit mars pritet të arrijë kontigjenti i parë prej 33 mijë doza të vaksinave nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

“Nga ky mekanizëm Kosova do të përfitojë 100 mijë e 800 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërkohë që janë duke u zhvilluar negociata intensive edhe me prodhues të tjerë për të siguruar numrin e nevojshëm të vaksinave me qëllim të imunizimit të plotë të popullsisë”, thuhet në njoftimin për media nga zyra e Hotit.

Kosova është vendi i vetëm në Evropë që ende nuk ka siguruar asnjë dozë të vaksinave kundër koronavirusit. Shtetet fqinje, siç është Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, tashmë kanë nisur imunizimin e popullatës së tyre me vaksina të prodhuesve të ndryshëm.

Më herët, Qeveria në detyrë e Kosovës, kishte njoftuar se ka arritur marrëveshje me kompaninë amerikane, Pfizer, për sigurimin e mbi 500 mijë dozave të vaksinës, por nga kjo kompani, kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se ende janë në bisedime me ekzekutivin e Kosovës.

Nga programi i COVAX-it – që ka për qëllim të shpërndajë vaksina në vendet e varfra – Kosova pritet të marrë doza të vaksinës së kompanisë farmaceutike britanike, AstraZeneca, që e ka prodhuar së bashku me Universitetin e Oxford-it.

Kjo vaksinë, sipas OBSH-së, ka efikasitet prej 63.9 për qind kundër sëmundjes COVID-19.

Hotit sot është takuar me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe drejtorin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani dhe drejtorin e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar, ku siç njoftohet, kanë vlerësuar se Kosova gjendet “para një vale të re të shpërthimit të pandemisë COVID-19”.

Kryeministri në detyrë ka bërë thirrje që qytetarët dhe institucionet të respektojnë masat kundër pandemisë.

Ditët e fundit, Kosova ka regjistruar rritje të rasteve me koronavirus. Vetëm në shtatë ditët e fundit janë regjistruar 3.438 raste të reja.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 3.208 persona të dyshuar pë

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës,  Lumir Abdixhiku, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, pasi sipas tij, ditët e fundit është mar

Ka ndërruar jetë ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Blerim Baruti.

Liberalizimi i tregut të energjisë elektrike në Kosovë, si një nga kërkesat e Bashkimit Evropian (BE), i nisur vite më parë, nuk ka arrit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 4.413 persona të dyshuar pë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka publikuar raportin 24-orësh të COVID-19.

Kosova ka regjistruar në 24 orët e fundit, 684 persona të infektuar me COVID-19, teksa janë shënuar 7 viktima nga virusi.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentja, Vjosa Osmani i kanë dërguar një letër organizatës Europa Nostra, ku tregojnë arsye p

Sipas njoftimit për media të dërguar nga zyra e Kryeministrit, Blinken ka shkruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë mirëpritur fo

Blerim Vela është emëruar Shef i Stafit të Presidentes Vjosa Osmani.