Hoti: Nëse dialogu ngec, Serbia s’është e gatshme për marrëveshje përfundimtare

28/09/2020 - 10:35

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti deklaroi sot se çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk do të hapet si temë në dialogun me Serbinë. Sipas tij, çështja e Asociacionit ka përfunduar me marrëveshjen e vitit 2013.

Hoti në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës tha se ka tema tjera për tu diskutuar dhe nëse dialogu ngecë nuk do të jetë për shkak të Kosovës, por për shkak të Serbisë që nuk është e gatshme të shkojë drejt një marrëveshje përfundimtare.

“Ju e dini që në fillim të mandatit kemi marrë vendime bukur të vështira për të hyrë në proces të dialogut dhe kemi treguar konstruktivitet për këtë proces të rëndësishëm për Kosovën, Serbinë e regjionin”, -tha Hoti. Sipas tij, Asociacioni nuk do të hapet si temë në dialogun me Serbinë.

“Asociacioni nuk hapet si temë. Është përmbyllur me marrëveshjen e vitit 2013 që është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës dhe me Marrëveshjen e parimeve të vitit 2015. Si i tillë Asociacioni nuk diskutohet. Unë do të kujdesem që dialogu të ecë para. Nëse për ndonjë arsye tjetër nuk mund të shkohet para atëherë nuk është pse Qeveria e Kosovës nuk është e gatshme, por për shkak se Serbia nuk është e gatshme të shkojë drejt marrëveshjes përfundimtare”, u shpreh Hoti.

Sot në Bruksel ishte parashikuar të mbahej një takim ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe, por që është shtyrë, e që ishte paralajmëruar se do të flitet edhe për Asociacionin. Temën e Asociacionit e kishte refuzuar Qeveria Hoti.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Disa prej deputetëve të Kuvendit të Kosovës janë shprehur se vendi nuk është i përgatitur për një valë të dytë të pandemisë së COVID-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1.750 testime për raste të dyshuara me

“Çdo gjë pres nga Serbia. Vetë i ka bërë krimet dhe vetë i ka gjykuar”.

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve të vendit që të zbatojnë me kujdes të shtuar masat në fuqi lidhur me kon

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1.608 testime për raste të dyshuara me

Ministrja e Financave në Qeverinë e Kosovës, Hykmete Bajrami ka bërë të ditur se Kosova do ta sigurojë vaksinën kundër koronavirusit, kur

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer gjithsej 1.058 testime, nga ku janë k

Deputetët e Kuvendit të Kosovës as të enjten nuk kanë arritur që të votojnë disa projektligje për marrëveshjet ndërkombëtare.

Nga muaji mars, kur u shfaq COVID-19 në Kosovë, e deri më tani, humbjet në ekonomi llogaritet të jenë të mëdha.

Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa u deklarua i pafajshëm për akuzat për krime lufte të ngritura nga Dhomat e Spe