Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti do të udhëtojë sot për në Paris, ku nesër do të takohet me presidentin francez, Emmanuel Macron.

“Pritja zyrtare që bëhet enkas për kryeministrin e Republikës së Kosovës në Pallatin Elize në Paris, tregon kujdesin dhe përkushtimin e presidentit Macron ndaj Kosovës dhe të ardhmes së saj euroatlantike”, thuhet në njoftimin e Zyrës për Informim të Kryeministrit.

Ndërsa të dielën pritet të rifillojë dialogu Kosovë-Serbi nën mbikëqyrjen e Bashkimit Evropian.