​Hoti: Vrasja e Bytyqit, sikurse shumë vrasje të tjera politike ishte sulm i drejtpërdrejtë kundër LDK-së

27/10/2020 - 11:48

Avdullah Hoti ka kujtuar 18 vjetorin e vrasjes së ish-kryetarit të komunës së Suharekës, Ukë Bytyqi.

Hoti shkruan për fitoren e Bytyqit në zgjedhjet e mbajtura 18 vite më parë, ku ka theksuar se fitorja madhështore e LDK dhe e UKË Bytyqit në zgjedhjet e lira i tërboi kundërshtarët e lirisë dhe të demokracisë në Kosovë. Hoti mes tjerash ka thënë se vrasja e Ukë Bytyqit sikurse shumë vrasje të tjera politike në Kosovës ishte sulm i drejpërdrejt kundër LDK dhe kundër të ardhmes së Kosovës.

Postimi i plotë i Hotit:

Tetëmbëdhjetë vjet më parë, me anë të votës së lirë, qytetarët e Therandës në mënyrë bindëse ia besuan Ukë Bytyqit udhëheqjen e kësaj komune. Qytetarët e Therandës e vërtetuan sërishmi paktin e mirëbesimit me Ukë Bytyqin, me njeriun që u kishte qëndruar pranë dhe që u kishte prirë edhe gjatë rezistencës paqësore, edhe gjatë luftës së armatosur për liri. Mirëpo, fitorja madhështore e LDK-së dhe e Ukë Bytyqit në zgjedhjet e lira i tërboi kundërshtarët e lirisë dhe të demokracisë në Kosovë, të cilët e ekzekutuan Ukën dhe dy shoqëruesit e tij, Bafti Bajrami dhe Bajram Bytyqi.

Ky akt i tmerrshëm ishte një goditje e rëndë për familjet e të rënëve, për LDK-në, për Komunën e Therandës dhe për mbarë Kosovën, e cila po përpiqej t’i vinte themelet e një shteti të konsoliduar e demokratik sipas shëmbëllimit të demokracisë së mirëfilltë euroatlantike. Vrasja e Ukë Bytyqit, sikurse shumë vrasje të tjera politike në Kosovë, ishte sulm i drejtpërdrejtë kundër Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kundër të ardhmes së Kosovës. Planifikuesit dhe ekzekutorët e këtyre akteve të liga qëlluan mbi njerëzit më të devotshëm të vendit, mbi veprimtarët dhe prijësit e shquar të rezistencës paqësore dhe të luftës sonë për liri, mbi deputetë, kryetarë komunash e kryetarë të degëve të LDK-së, si dhe mbi bashkëpunëtorët më të ngushtë dhe këshilltarët e Presidentit Rugova.

Enver Maloku, Shaban Manaj, Ismet Rraci, Smajl Hajdari, Ukë Bytyqi, Tahir Zemaj, Ekrem Rexha – Drini, Xhemajl Mustafa e shumë personalitete të tjera të nderuara të vendit u vranë vetëm pse i qëndruan besnikë të palëkundur kauzës së lirisë, pavarësisë dhe demokracisë, në krye të së cilës ishte arkitekti i shtetit tonë, Presidenti Ibrahim Rugova.Për veprën e tij të madhe për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, Presidenti Rugova e dekoroi Ukë Bytyqin me Medaljen e Artë të Pavarësisë.Si emri i kësaj medaljeje, i artë ishte Uka ynë, njeri, prind, qytetar dhe prijës shembullorë!I bekuar qoftë përherë kujtimi për Ukë Bytyqin! I bekuar qoftë përherë kujtimi për ata që punuan dhe u flijuan për atdheun tonë të dashur, Republikën e Kosovës!/Kosova Press/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në nderim të 28 Nëntorit, qeveria e Kosovës ka nisur homazhet tek monumenti i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti - Skënderbeu dhe tek shtat

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka e cilësuar të padrejtë vazhdimin e mandatit të Gjykatës Speciale dhe gj

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 1.827 persona të dyshuar p

Kryeministri Avdullah Hoti ka reaguar pas publikimit të lajmeve në disa media në Kosovë se ai do të dorëhiqet.

Kryetari i Kuvendit të Bujanocit, Enver Ramadani i është drejtuar me një letër publike ministrit në detyrë të jashtëm të Shqipërisë, Gent

Kryeministri Avdullah Hoti ka reaguar ndaj raportimeve se dorëheqjen e tij nga pozita e të parit të Qeverisë së Kosovës.

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Miroslav Lajçak ka informuar sot anëtarët e Bundestagut dhe anëtarët gjermanë të Parlam

Ka ndërruar jetë sot një grua 29-vjeçare nga koronavirusi në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës Zafir Berisha është kërcënuar dhe tanimë rasti po hetohet nga policia në

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë vendim së fundmi që t’i pezullojë të gjitha konkurset në Zyrën e P