Një lajm i rëndë vjen nga Kosova. Natën e sotme, trajneri i Llapit në Kosovës, Bylbyl Sokoli, është sulmuar në hyrje të banesës së tij. Siç bëjnë me dije mediat kosovare, ai është rrahur nga tre persona, para banesës së tij në rrugën “Luan Haradinaj”.

Policia dhe ambulanca kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa trajneri Sokoli është duke marrë trajtimin mjekësor.

Ky sulm, vjen vetëm një orë, pasi përfundoi ndeshja e Prishtinës me Llapin, që u mbyll me fitoren e ekipit të Josës me shifrat 2-1.