Hyseni kërkon nga SHBA-ja praninë e përhershme në dialogun e Brukselit

03/08/2020 - 20:55

Koordinatori shtetëror i Kosovës për dialogun me Serbinë, Skender Hyseni, tha se ka kërkuar praninë e përhershme aktive të SHBA-së në tryezën e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel.

Hyseni po qëndron në Uashington ku ka takuar zëvendës-ndihmës Sekretarin e Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Matthew Palmer, i cili njëherësh është edhe i dërguari i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor dhe zyrtarë të tjerë amerikanë.

“Pasi theksoi se SHBA-të çmojnë angazhimin konstruktiv të Qeverisë dhe të gjitha institucioneve të Kosovës në këtë proces, Palmer theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës përkrahin dialogun në Bruksel duke shtuar se Amerika do të jetë me ju përgjatë gjithë këtij procesi, në përkrahje të fuqishme për një marrëveshje të drejtë, të qëndrueshme dhe gjithpërfshirëse”, ka shkruar Hyseni në rrjetin social Facebook.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë i ndërmjetësuar nga BE-ja rifilloi muajin e kaluar, pasi ishte ndërprerë në fund të vitit 2018, kur Qeveria e Kosovës vendosi taksën 100 për qind ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Kosovë janë testuar 645 të dyshuar për koronavirus, prej të cilë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti deklaroi sot se çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk do të hapet si temë në dial

Sali Mustafa i arrestuari i parë nga Prokuroria Speciale do të nisë betejën e tij ligjore në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara

Ish-komandanti i Shtabit të Përgjitshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Çeku, i cili më vonë u bë kryeministër i vendit, nesër (2

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Kosovë janë testuar gjithsej 525 persona të dyshuar për Covid-19

Dy persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë prej Covid-19.

Më 26 shtator 1998, në Abri të Epërme, forcat serbe kryen një nga masakrat më të tmerrshme gjatë luftës në Kosovë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit që kanë ndodhur në OVL të UÇK-së për bastisjen e zyrës së kësaj

Kosova ka dalë nga lista e zezë e Zvicrës, pasi shteti europian ka hequr karantinimin për qytetarët që kthehen në këtë vend.

Nënkryetari i OVL UÇK, Nasim Haradinaj është arrestuar nga policia e Kosovës.