Fenomeni i grave të vrara, abuzuara apo të dhunuara po bëhet çdo ditë e më shqetësues. Pas rasteve të ditëve të fundit, një tjetër histori po aq shokuese trondit Kosovën dhe jo vetëm.

Një 17-vjeçare nga Gjilani është detyruar nga vetë i dashuri i saj të kryejë marrëdhënie me shokët e tij. Nga të dhënat e para, thuhet se vajza pak ditë më parë do të martohej me dikë të cilin nuk e donte dhe kështu, kishte vendosur të largohej nga shtëpia me të dashurin e saj, më 23 shkurt. 

Pasi prindërit njoftuan policinë, një ditë më vonë vajza u kthye. Gjatë rrugës së kthimit, kishte ndodhur çfarë më pak priste. Sipas dëshmisë së adolëshentes, i dashuri e kishte detyruar të kryente marrëdhënie me shokët e tij dhe gjatë gjithë kohës ishte keqtrajtuar prej tyre. 

Deri më tani nga 4 të dyshuarit, 3 prej tyre janë arrestuar, ndërkohë që autoritetet po hetojnë versionin e secilit prej të rinjve.