I dërguari special i Presidentit amerikan, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell, mbërrin sot për një vizitë në Prishtinë.

Ai do të takohet fillimisht me liderët politikë në dhe më pas rreth orës 13:00 me Presidentin Thaçi. Në fokus të bisedimeve do të jenë zhvillimet në Kosovës pas zgjedhjeve, formimi i qeverisë së re dhe bisedimet Serbi-Kosovë.

Në deklaratën e parë për zgjedhjet në Kosovë, Departamenti i Shtetit është shprehur se Shtetet e Bashkuara presin që udhëheqja e re të rifillojë menjëherë bisedimet me Serbinë drejt një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve.

"Ne kemi qenë të qartë për pritshmërinë tonë, që udhëheqja e re e Kosovës të jetë e gatshme të rifillojë menjëherë bisedimet me Serbinë dhe të punojë drejt një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve", thotë zëdhënësi i Departamentit Amerikan te Shtetit.