I dyshuari për vjedhjen e Thesarit në Kosovë pritet të dorëzohet në polici

26/10/2020 - 09:09

Kadri Shala, i dyshuari kryesor për vjedhjen e Thesarit të Kosovës pritet të dorëzohet në Policinë e Shtetit. Lajmi bëhet i ditur nga vëllai tij, Bedri Shala, i cili në një prononcim për Klan Kosova shprehet se dorëzimi pritet të bëhet brenda të martës.

“Pritet të vijë nesër në mbrëmje, ai po do të vijë e të sqarojë vetë situatën”, ka thënë vëllai i të kërkuarit. Mësohet se Kadri Shala, i cili është pronar i “LDA-Group”, për momentin ndodhet në Turqi por nuk do qëndrojë shumë gjatë në arriti, pasi do kthehet për t'u përballur me drejtësinë.

Shala akuzohet si i dyshuar kryesor për vjedhjen 2 milionë e 77 mijë Eurove nga Thesari i Shtetit, pasi ka pranuar në llogarinë e tij disa transaksione të dyshimta.

Nga ana tjetër lidhur me këtë ngjarje në kërkim është shpallur dhe Valon Shala, i cili nuk pritet të dorëzohet. Ai pretendon se nuk ka fare lidhje me ngjarjen, pasi prej muajit gusht ka qenë në Zvicër.

Për vjedhjen e Thesarit të Kosovës në pranga është Labinot Gruda, i cili pritet të përballet me drejtësinë. Vjedhja e Thesarit të Kosovës është zbuluar javën e shkuar dhe nga Ministria e Financave është njoftuar se janë kryer disa transaksione të dyshimta, duke derdhur në llogarinë e kompanisë “LDA-Group” më shumë se 2 milionë Euro.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 1.827 persona të dyshuar p

Kryeministri Avdullah Hoti ka reaguar pas publikimit të lajmeve në disa media në Kosovë se ai do të dorëhiqet.

Kryetari i Kuvendit të Bujanocit, Enver Ramadani i është drejtuar me një letër publike ministrit në detyrë të jashtëm të Shqipërisë, Gent

Kryeministri Avdullah Hoti ka reaguar ndaj raportimeve se dorëheqjen e tij nga pozita e të parit të Qeverisë së Kosovës.

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Miroslav Lajçak ka informuar sot anëtarët e Bundestagut dhe anëtarët gjermanë të Parlam

Ka ndërruar jetë sot një grua 29-vjeçare nga koronavirusi në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës Zafir Berisha është kërcënuar dhe tanimë rasti po hetohet nga policia në

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë vendim së fundmi që t’i pezullojë të gjitha konkurset në Zyrën e P

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 1.903 persona të dyshuar pë

Kryeministri Avdullah Hoti ka reaguar pas dërgimit të letrës nga i dërguari i Posaçëm i BE për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.