I vëllai dha dorëheqjen nga kryetar i AAK, Daut Haradinaj: Nuk do të kandidoj për atë post

14/01/2020 - 07:44

Ramush Haradinaj dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të AAK duke i hapur rrugë zgjedhjeve të reja në parti.

U aludua se pasardhësi i tij në krye të partisë mund të ishte i vëllai, Daut Haradinaj, por ai ka hedhur poshtë mundësinë për të garuar si kryetar i AAK.

“Jam komod me detyrat që kam pas deri tash dhe mandatin që kam marrë nga qytetarët. E vetmja përgjegjësi që do ta kem në AAK do të jetë ai e kryetarit të degës në Deçan, nëse do të më besohet”, ka thënë Haradinaj, njofton Klan Kosova.

“Nuk do të jem anëtarë i kryesisë, nuk do të garoj për Këshillin e Përgjithshëm, por vetëm për degën. Do të përkrah strukturat e reja dhe ky është qëllimi pse kemi zgjedhje të brendshme”.

Haradinaj ka thënë se shpallja e zgjedhjeve të brendshme që do të kryhen deri në qershor të 2020-ës ka ndodhur pas rezultatit në zgjedhjet e 6 tetorit 2019.

“Ne kemi bërë analiza, ka pas argumente të ndryshme. Nuk jemi të kënaqur me rezultatin, ndonëse ka pas rezultate të mira nëpër komuna. Me zgjedhjet e brendshme synojmë që AAK të mos jetë e përfaqësuar vetëm nga një regjion”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Mbi 5 mijë qytetarë të Republikës së Kosovës kanë hequr dorë nga nënshtetësia kosovare vetëm në vitin 2019 për të zgjedhur një nga shtete

Pas marrëveshjes për linjën ajrore Prishtinë-Beograd po negociohet marrëveshja tjetër, ajo për linjën hekurudhore.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe sigurinë  Josep Borrell, do vizitojë në fund të kësaj jave Kosovën dhe Serbinë.

Ka përfunduar takimi mes delegacionit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, që zgjati më shumë se dy orë. Palët

Një serb ka tentuar dje të hyjë në Kosovë nëpërmjet pikës kufitare “Dheu i Bardhë”, duke prezantuar një patent shofer që dyshohet të jetë

Presidenti Hashim Thaçi përmes një mesazhi ngushëllimi për viktimat e tërmetit shkatërrimtar në Turqi, deklaroi se Kosova është e gatshme

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi se shumë shpejt do të takohen me përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosj

I dërguari special i Presidentit amerikan, Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, në një konferencë të përbashkët me kr

Në Vetëvendosje sot pritet të ketë një kthesë të madhe sa i përket qëndrimit për kryeparlamentarin.

Ramush Haradinaj, kryeministri në detyrë i Kosovës, ka folur në lidhje me padinë për shpifje që i është bërë nga Kryeministri i Shqipëris