Isa Mustafa do të jetë edhe për një mandat në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ai është votuar nga 355 delegatët e pranishëm në Kuvendin e sotëm Zgjedhor duke qenë kandidati i vetëm dhe konsensual për të udhëhequr këtë parti.

Fatmir Sejdiu, i cili nuk është pjesë e marrëveshjes për konsensus, kishte konfirmuar se do të kërkonte edhe një herë drejtimin e LDK-së.

Por, një gjë e tillë nuk ndodhi sot në Kuvendin Zgjedhor të LDK-së kur edhe zyrtarizohen kandidaturat për të parin e partisë.

Ai nuk arriti ta kalojë pragun e 50 % +1 të delegatëve për ta fituar të drejtën që të garojë për pozitën e liderit të LDK-së.

Lutfi Hazirit pritet t’i ofrohet pozita e të nominuarit për Kryeministër, nëse LDK-së i takon kjo pozitë, në zhvillimet e ardhshme politike.

Agim Veliu pritet të nominohet në pozitën e nënkryetarit të parë të LDK-së, pozitë kjo që Veliut ia konfirmon pushtetin brenda LDK-së.