Ish-eprori i UÇK-së, Salih Mustafa deklarohet i pafajshëm për aktakuzën për krime lufte në Hagë

28/10/2020 - 16:26

Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa u deklarua i pafajshëm për akuzat për krime lufte të ngritura nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Mustafa u deklarua i pafajshëm për katër pika të aktakuzës: ndalimi arbitrar, trajtimi mizor, torturë dhe vrasje e paligjshme.

Para kësaj ai dha një deklaratë para gjykatës ku tha se shpreson që Dhomat e Specializuara do të prodhojnë drejtësi, por kërkoi që ky organ i drejtësisë të zgjerojë fushëveprimtarinë e saj dhe të hetojë e gjykojë edhe rastet për vrasjet e fëmijëve në Kosovë, për masakrat e kryera, për të pagjeturit dhe krimet e tjera, që sipas Mustafës janë kryer nga “regjimi gjenocidial” i Sllobodan Millosheviqit.

Mustafa u arrestua më 24 shtator në shtëpinë e tij që gjendet në periferi të Prishtinës, pasi i ishte konfirmuar aktakuza për dyshimet për kryerjen e krimeve të luftës, përfshirë këtu veprat penale si: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.

Arrestimi i Mustafës ishte i pari që nga themelimi i Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar – që njihen edhe si Gjykata Speciale – në vitin 2015.

Aktakuza e konfirmuar e ngarkon Mustafën për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje e paligjshme. Krimet për të cilat akuzohet Mustafa, sipas aktakuzës, dyshohet se janë kryer gjatë muajit prill të vitit 1999 në një qendër ndalimi në fshatin Zllash që ndodhet në rrethinën e Komunës së Prishtinës. Gjatë seancës publike është thënë se “ekziston dyshimi i bazuar mirë se zoti Mustafa është përgjegjës për kryerjen e këtyre krimeve”.

Prokuroria e Specializuar në Hagë heton krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 e deri në dhjetor të vitit 2000. Këto krime të pretenduara përmenden në një raport të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, autor i të cilit është senatori zviceran, Dick Marty.

Zyra e Prokurorit të Specializuar i kishte paraqitur aktakuzat e para në muajin shkurt të këtij viti dhe pastaj edhe një në muajin prill.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi ka fituar komunën e Podujevës, një prej bastioneve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 1.505 persona të dyshuar pë

Trupa e Baletit Kombëtar të Kosovës tashmë ka deportuar në skenën kulturore ndërkombëtare duke mahnitur me çdo shfaqje të realizuar me mj

Komuna e Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut do të zhvillojnë sot zgjedhjet e parakohshme lokale.

Goditje e suksesshme kundër mashtruesve të një Call-Center me shtrirje ndërkombëtare që operonte nga Kosova.

Kosova ka regjistruar sot një numër të lartë të infekuarish me COVID-19.

Në nderim të 28 Nëntorit, qeveria e Kosovës ka nisur homazhet tek monumenti i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti - Skënderbeu dhe tek shtat

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka e cilësuar të padrejtë vazhdimin e mandatit të Gjykatës Speciale dhe gj

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 1.827 persona të dyshuar p

Kryeministri Avdullah Hoti ka reaguar pas publikimit të lajmeve në disa media në Kosovë se ai do të dorëhiqet.