Ish-kryeministri largon nga lista e deputetëve një të dënuar

07/09/2019 - 16:37

Haki Raqi nuk do të jetë kandidat i LDK-së për deputet. Ky është vendimi i Isa Mustafës pasi u raportua se i njëjti është i dënuar për vepra penale.

“Çdo kandidat i LDK-së që identifikohet se ka pasur dhe ka problem me ligjin do të nxirret nga lista për deputetë të LDK-së. Do të veprohet sipas ligjit edhe për z. Raqi”, ka shkruar Mustafa në një reagim.

Raqi bashkë me dy zyrtarë të tjerë të Obiliqit kishin nënshkruar marrëveshje të pranimit të fajësisë me Prokurorinë, më 8 dhjetor 2015, ndërsa përmban nënshkrimet e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinës, prokurores së rastit dhe 3 të akuzuarve.

Me këtë marrëveshje është përcaktuar që prokurori i shtetit t’ia bëjë me dije gjykatës se të akuzuarit Zejnullah Krasniqi, Haki Raqi dhe Bajram Paloji pajtohen të dënohen me burgim prej 5 muajve, në mënyrë që ai me pëlqimin e tyre të shndërrohet në dënim me gjobë siç është  përcaktuar me dispozita ligjore.Gjykata pranoi sot këtë marrëveshje mes prokurorisë dhe 3 të akuzuarve.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Bashkimi Evropian i është përgjigjur ftesës së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi lidhur me vëzhgimin e zgjedhjeve të parakohshme parla

Policia e Kosovës sot ka organizuar ceremoni solemne me rastin e diplomimit të gjeneratës së 54-të.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me përplasjen fizike mes bashkëshortit të ministres së Arsimit, Besa Shahini, Dardan Molliqaj

Burri i ministres së Arsimit Besa Shahini, Dardan Molliqaj ka sulmuar fizikisht mbrëmjen e djeshme zyrtarin e Lëvizjes Vetëvendosje Haki

Presidenti çek Milos Zeman u dëgjua duke thënë se “nuk i pëlqen” Kosova, ndërsa takohej me Presidentin serb Aleksandar Vuçiç pas mbërritj

Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti, ka thënë se ndërkombëtarët janë duke bërë presion si për taksën 100% ndaj produkteve serbe, por edhe pë

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) sot mban konventën për nominimin e Kadri Veselit kryeministër.