Ish-Presidenti Bush uron Kosovën: Krenar që njoha Pavarësinë

17/02/2018 - 17:04

Urimeve për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës i është bashkuar edhe ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George W. Bush.

Me anë të një letre, Bush ka uruar pavarësinë e Kosovës, ndërsa ka përmendur edhe momentin e njohjes së pavarësisë nga ana e SHBA-së.

“Isha krenar që pranoja kërkesën e tij për Shtetet e Bashkuara të njohin Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur”, shkruan Bush.

“Përshëndetjet më të përzemërta qytetarëve të Kosovës të cilët festojnë 10-vjetorin e Deklaratës së Pavarësisë. Në vitin 2008, Presidenti Sejdiu ra dakord të merrte përgjegjësitë e përcaktuara nga Plani i Ahtisaarit për të nxitur lirinë, tolerancën dhe drejtësinë për qytetarët e Kosovës, pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike. Isha krenar që pranoja kërkesën e tij për Shtetet e Bashkuara të njihnin Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur. Dhjetë vjet më vonë, kjo ditë historike është një reflektim i angazhimit të vendit për të vazhduar ndjekjen e standardeve më të larta të dinjitetit njerëzor dhe për të çuar përpara çështjen e lirisë. Laura dhe unë përgëzojmë popullin e Kosovës në këtë rast të rëndësishëm dhe dërgojmë urimet tona më të mira për një të ardhme paqësore, demokratike dhe të begatë. Zoti të bekoftë”, mbyllet urimi i Bush.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar Arba Kokalarin, shqiptaren e parë e cila u zgjodh dje zëvendëspresidente e Pa

Senatori amerikan, Chris Murphy, i cili vizitoi së fundi Prishtinën dhe Beogradin së bashku me senatorin tjetër, Ron Johnson, beson se pr

“Ambasadorja Vlora Çitaku në SHBA punoi për ndarjen e Kosovës”. Kështu deklaroi Haki Abazi, ish-anëtari i shoqërisë civile.

25 subjektet politike do të mësojnë sot për renditjen e tyre në fletëvotimin e zgjedhjeve të 6 tetorit në Kosovë.

Bashkimi Evropian i është përgjigjur ftesës së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi lidhur me vëzhgimin e zgjedhjeve të parakohshme parla

Policia e Kosovës sot ka organizuar ceremoni solemne me rastin e diplomimit të gjeneratës së 54-të.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me përplasjen fizike mes bashkëshortit të ministres së Arsimit, Besa Shahini, Dardan Molliqaj