Iu refuzua viza amerikane, por Haradinaj merr pasaportën shqiptare

11/01/2018 - 12:01

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj është edhe nënshtetas i Shqipërisë që prej 24 prillit të vitit të kaluar dhe tashmë edhe me pasaportë shqiptare.

Mësohet se Haradinaj ka aplikuar 3 ditë më parë për pasaportë dhe pritet ta marrë në ditët në vijim.

Vendimi është marrë pak ditë pasi ambasada e SHBA-së në Kosovë i refuzoi vizën amerikane, çka çoi në anulimin e një vizite të Haradinaj në shtetin Iowa.

Ky veprim i Haradinajt vjen pak kohë pasi Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi kërkoi pajisjen e shtetasve kosovarë me pasaporta shqiptare si kundërpërgjigje për vendimin e BE-së për të mos i liberalizuar vizat kosovarëve. Ndërkohë që nga ana tjetër Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta e kundërshtoi këtë gjë, pasi sipas tij kjo do të dëmtonte jo vetëm Shqipërinë por edhe Kosovën.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar me ambasadorin Nathan A.

Ministria e Punëve të Jashtme ka siguruar informacione zyrtare se tre shtetasit kosovarë, të cilët ishin pjesë e aksidentit zinxhir në Se

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar pro projektligjit të parë që transformon Ministrinë e FSK-së në Ministrinë e Mbrojtjen.

Kuvendi i Kosovës do të procedojë ligjin për shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri, por pa ia ndryshuar asaj emërtimin.

Dy beteja diplomatike dhe politike po zhvillohen aktualisht ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Vasfije Krasniqi-Goodman ka thyer një tabu në shoqërinë kosovare pasi është bërë gruaja e parë, viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës së

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës, Bejtush Gashi i ka dorëzuar detyrën e ministrit të ri në këtë detyrë, z.Ekrem Mustafa.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur përsëri për idenë e tij për “korrigjim kufijsh” mes Kosovës e Serbisë, e cila po kundërshtoh

Para pak çastesh ka ndodhur një shembim i zjarrit mes Policisë dhe disa të dyshuarve, ku ka mbetur i vdekur një i dyshuar dhe një tjetër

Kuvendi i Kosovës ka hequr nga rendi i ditës votimin e propozim-rezolutës nga debati parlamentar për dialogun me Serbinë.