“Ka shkelur Kushtetutën”, Albin Kurti kërkon shkarkimin e Presidentit Thaçi

26/02/2020 - 12:48

Kryeministri Kurti, në opinionin e tij për nënshkrimin e marrëveshjes sekrete, ku FSK’së i ndalohet hyrja në Veri, thotë se presidenti Hashim Thaçi ka bërë shkelje të rëndë të Kushtetutës. Sipas Kurtit, këto janë bazë për nisje të procedurave të shkarkimit, transmeton Gazeta Express.

Zyra e Kryeministrit njofton se është gjetur një marrëveshje tërësisht sekrete e nënshkruar në vitin 2013 mes ish-kryeministrit Hashim Thaçi dhe ish-sekretarit të Përgjithshëm, Anders Fogh Rasmussen.

Përmes kësaj marrëveshje kryeministri Thaçi në emër të Kosovës, barti te KFOR-i të drejtën absolute të vetos mbi të gjitha misionet e ardhshme të FSK-së në veri të Kosovës, për një periudhë të paafatizuar.

Kryeministri Kurti bashkë me marrëveshjen e ka publikuar opinionin e tij përmes së cilit vjen në përfundim se Thaci ka kryer shkelje të rëndë të Kushtetutës.

“Duke marrë parasysh provat në dispozicion te Zyrës së Kryeministrit, si dhe dispozitat relevante të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ekzistojnë baza të mjaftueshme për të konstatuar prima facie se presidenti Thaçi, gjatë kohës kur ishte kryeministër, ka kryer shkelje te rënda te Kushtetutës dhe se kryerja e këtyre shkeljeve justifikon inicimin e procedurës kushtetuese për shkarkimin e tij nga pozita e presidentit të Republikës së Kosovës”, thuhet në përfundimin e opinionit të Kurtit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Hoxha i fshatit Smrekonicë të Vushtrrisë është infektuar me koronavirus. Lajmi konfirmohet nga kryetari i komunës Xhafer Tahiri.

Në një kohë kur tubimet, festat, grumbullimet e njerëzve, varrimet dhe dasmat janë të ndaluara si pjesë e masave për të parandaluar përha

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, përmes një postimi të bërë në Facebook, u bëri thirrje politikanëve kosovarë,

Në Prishtinë Policia ka gjetur një zgjidhje të padëgjuar më parë për të shmangur grumbullimet masive.

Ambasada amerikane në Prishtinë bëri thirrje të dielën që të lihen anash ndarjet ndërmjet komuniteteve në kohën e përballjes më virusin C

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se edhe tri raste të reja kanë rezultuar pozitive me COVID-19 pas testimit të 138 mostr

Gjatë ditës së sotme, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 105 mostra të marra nga raste

Kërkesa e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, një ditë më parë, ndaj liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, që të propozojë kan

Qeveria në detyrë e Kosovës, ka miratuar vendimet për shkarkimin e bordit të Kompanisë Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” dhe të Postës

Pas takimeve që ka pasur me liderët e partive politike në vend, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë vendim për formimin e një qe