Ditën e sotme Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka njoftuar se është shëruar nga Covid-19. Ndërkohë që ka zbatuar rregullat sipas protokollit për Covid-19,  qëndrimit në izolim sipas udhëzimeve të mjekëve dhe rekomandimeve të IKSHP-së, Veseli i është rikthyer punës së përditshme në selinë e PDK-së.

Ndërkohë Veseli ka falënderuar qytetarët, anëtarët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe shumë miq të tij që e kanë telefonuar dhe u kujdesën për të gjatë kësaj periudhe të vështurë, thuhet në njoftimin e PDK-së.

“Faleminderit të gjithëve që më qëndruat afër gjatë kësaj kohe. Nuk kam pasur simptoma të rënda, por nuk ishte edhe situatë e lehtë izolimi. Shfrytëzoj rastin të kërkoj nga ju që t’i mbani maskat, ta ruani distancën dhe t’i pastroni duart sa më shpesh, për ta ruajtur veten dhe të tjerët nga kjo sëmundje.” – ka thënë Veseli.

POSTIMI I PLOTË I PDK-së:

Kryetari Veseli shërohet nga Covid-19, bën thirrje për kujdes e respektim të masave.

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, është shëruar nga Covid-19. Pas qëndrimit në izolim sipas udhëzimeve të mjekëve dhe rekomandimeve të IKSHP-së, Veseli është kthyer me punët e përditshme në parti.

Kryetari Veseli falënderon qytetarët, anëtarët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe miqtë e shumtë që e telefonuan dhe u kujdesën për të gjatë kësaj periudhe.

“Faleminderit të gjithëve që më qëndruat afër gjatë kësaj kohe. Nuk kam pasur simptoma të rënda, por nuk ishte edhe situatë e lehtë izolimi. Shfrytëzoj rastin të kërkoj nga ju që t’i mbani maskat, ta ruani distancën dhe t’i pastroni duart sa më shpesh, për ta ruajtur veten dhe të tjerët nga kjo sëmundje.” – ka thënë Veseli.

Me rritjen e sotme numri i përgjithshëm i të sëmurëve ka shkuar në  9.688 që prej fillimit të shpërthimit të pandemisë, ndërsa numri  i viktimave ka shkuar në 300.