Kallëzimi i Ministrisë së Brendshme, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi rrezikon 5 vite burg

31/03/2020 - 08:22

Interpretimi i ligjshmërisë së vendimeve të Qeverisë dhe thirrja që qytetarët të mos i zbatojnë vendimet e saj e kanë shtyrë Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike që të ushtrojë kallëzim penal kundër presidentit Hashim Thaçi.

Qytetarët nuk janë të detyruar që t’i respektojnë vendimet kundërkushtetuese dhe askush nuk mund t’i dënojë ata për këtë. As Policia e Kosovës dhe as organet e sigurisë nuk duhet ta zbatojnë këtë vendim kundërkushtetues të Qeverisë, sepse kështu edhe vetë bëjnë vepër penale”, ka deklaruar presidenti Thaçi ditën kur Qeveria Kurti ka marrë vendim për masat e kufizimit të lëvizjes së qytetarëve për shkak të pandemisë COVID-19, raporton KOHA.

Për këtë deklaratë Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike ka dorëzuar kallëzimin penal kundër presidentit.

“Presidenti përmes deklarimeve të tij dhe thirrjeve për mosrespektim të vendimit të Qeverisë në datën 23 mars 2020, përveçqë ka shkaktuar paqartësi tek qytetarët, i njëjti gjithashtu ka mundur të ndikojë që përmes këtyre thirrjeve të shkaktojë kaos nëpër rrugë dhe të ‘kontribuojë’ në shpërndarjen më të madhe të virusit COVID-19, si rezultat i qytetarëve që nuk do të respektonin vendimin e Qeverisë – sipas rekomandimeve të presidentit”, thuhet në komunikatën e MPBAP-së.

Ky institucion ka prezantuar bazën ligjore, përmes së cilës Thaçi, sipas tyre, duhet të ndiqet penalisht.

Në lidhje me këtë, dhe marrë parasysh se ne jemi të dedikuar t’i respektojmë organet e drejtësisë dhe të krijojmë një shtet ku sistemet janë me të vërtetë të ndara, z. Sveçla dorëzoi Kallëzimin Penal kundër Presidentit, duke ngritur dyshimin e bazuar se Presidenti ka kryer veprën penale ‘Thirrje për rezistencë’, të paraparë në Nenin 403 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, tha të shtunën përmes një postimi në Facebook se janë duke e pritur aktgjykimin e

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se janë testuar gjithsej 311 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe g

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe shefat e misioneve të BE-së i bëjnë thirrje aktorëve politikë që të zbatojnë vendimin e Gjykatës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila njohu mandatimin e Avdullah Hotit

Gjykata Kushtetuese në Kosovë e ka quajtur të drejtë vendimin e presidentit Hashim Thaçi për t’i dhënë mandatin për formimin e qeverisë s

Kosova ka shënuar përsëri shifra të ulëta përsa i përket të infektuarve me koronavirus në 24 orët e fundit.

Lidhja Demokratike e Kosovës bashkë me partnerët e koalicionit AAK-në dhe NISMA-n e kanë bojkotuar mbledhjen e sotme të kryesisë së Kuven

Situata e krijuar në Kosovë nga pandemia COVID-19, ka ndikuar në humbjen e vendeve të punës, rënie të aktivitetit ekonomik dhe rrjedhimis

Teksa Kosova është në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese ditën e nesërme më 29 maj për formimin e qeverisë së re, vijojnë akuzat

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se është konfirmuar edhe 1 rast i ri me koronavirus në vend.