A kanë përgatitur Merkel e Macron plan për Kosovën? Zyra e Mogherinit nuk jep përgjigje

17/04/2019 - 18:44

Federica Mogherini tanimë haptas akuzohet se ka qenë përkrahëse e idesë së Thaçit dhe Vuciqit për shkëmbim të territoreve. Zgjidhjen e problemit ndërmjetësueses ia kanë marrë nga dora kancelarja Merkel dhe  Macron. Raportohet se liderët e Evropës do t’ia propozojnë në Berlin një draft-marrëveshje udhëheqësve kosovarë dhe serbë. Diçka të tillë refuzon ta komentojë Zyra e Mogherinit.

Gazeta Express ka raportuar ditëve të fundit se në Berlin më 29 prill, kancerlarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron mund t’ia propozojnë një marrëveshje Kosovës e Serbisë.

Kjo marrëveshje, sipas burimeve të mirinformuara të Expressit, nuk parasheh ndryshimin e kufijve, megjithatë i jep Beogradit sovranitet në disa pjesë të Kosovës.

Ndërmjetësuesja e dialogut Kosovë-Serbi, Federica Mogherini, po ashtu do të jetë pjesë e takimit  të Berlinit. Por, siç duket Merkel dhe Macron e kanë lënë duarthatë rreth problemit të Kosovës dhe Serbisë.

Zëdhënësja e Zyrës së Mogherinit, Maja Kocijanciq, nuk është përgjigjur për mundësinë që më 29 prill, liderëve të Kosovës dhe Serbisë t’i propozohet një marrëveshje për normalizim të raporteve.

“Përfaqësuesja e Lartë/Zëvendëspresidentja Federica Mogherini do të marrë pjesë në mbledhjen e organizuar në Berlin nga Kancelarja Merkel dhe Presidenti Macron më 29 prill 2019 me përfaqësuesit e lartë të Ballkanit Perëndimor për të rritur stabilitetin dhe për prosperitetin në kontinent. Ky takim do të ofrojë mundësi për t’i adresuar sfidat dhe përpjekjet për pajtim, raporte të mira fqinjësore dhe bashkëpunimin rajonal”, thuhet në përgjigjen e Kocijanciqit.

Gazeta austriake “Der Standard”, ka shkruar sot se Merkel ka mbyllur temën e ndryshimit të kufijve, po ka një opsion tjetër për të zgjidhur problemin e Kosovës dhe Serbisë.

Sipas shkrimit të Der Standard, Merkel e Macron e kanë varrosur idenë e shkëmbimit të territoreve, që e ka përkrahur edhe Mogherini.

“Ideja ishte të shkëmbeheshin zona nga veriu i Kosovës me pjesën jugore të Serbisë në bazë të vijave etnike. Ky koncept u përkrah nga shefja e BE-së për politikë të jashtme Federica Mogherini, nga komisionari i BE-së, Johannes Hahn, këshilltari amerikan i sigurisë, John Bolton, nga Austria e Hungaria, ndërsa kundërshtohet thellësisht nga politika në Ballkanin Perëndimor”, shkroi der Standard.

“Tani Kancelaria në Berlin dëshiron të propozojë një status special për Veriun e Kosovës – që reflekton mbi idenë e Asociacionit të komunave serbe, e cila ishte nënshkruar nga të dyja palët në Marrëveshjen e Brukselit më 2013, por ende nuk është zbatuar”, thuhet tutje në shkrim.

Presidenti Hashim Thaci ka mohuar se në Bruksel janë ftuar për të arritur ndonjë marrëveshjen e prapa këtij takimi nuk ka agjenda të fshehura.

“Takimi i Berlinit do të jetë vazhdimësi e interesimit të Gjermanisë dhe Francës për Kosovën dhe rajonin tonë. Ne e mirëpresim dhe e përshëndesim këtë iniciativë. Bazuar në konsultat që kam zhvilluar, nuk do të ketë asnjë plan që do të propozohet për marrëveshjen Kosovë-Serbi”, ka thënë Thaci.

Ndërkaq kryeministri Haradinaj, që bashkë me Thacin është ftuar në Berlin, thotë se nuk ka informata se mund të iu propozohet ndonjë plan. Mirëpo ai thotë në asnjë mënyrë nuk do të flas për ndonjë marrëveshje, pasi nuk është i mandatuar nga Kuvendi për të negociuar.

“Nuk kemi informata të tilla, janë disa informata në medie, por nuk kemi informata të tilla dhe nuk e dimë që do të ketë. Si do që të jetë unë nuk jam i mandatuar me negociu marrëveshje me Serbinë sepse Parlamenti ka mandatu delegacionin shtetëror, platformën. Pra nuk e shoh rolin tim si negociues në tavolinë. Përfaqësojmë Kosovën në një Samit të rëndësishëm në Berlin”, tha Haradinaj para mediave. /Express

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti Vuçiç, thotë se nëse Kosova nuk e heq taksën ndaj Serbisë, Serbia ka përgatitur masa tepër të fuqishme dhe të mprehta dhe që d

Në javën e fundit, njëra nga temat më të përfolura në Kosovë, ishte përdhunimi i grave gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Deputetja Flora Brovina nuk është bërë më e gjallë që pas publikimit të ‘fotos së përdhunimit’.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj në 5 dhe 6 qershor pritet të qëndrojë në një vizitë zyrtare në Gjermani ku do të zhvillojë një ta

Prej disa muajsh me radhë, zyrtarët e institucioneve të Kosovës që i takojnë Partisë së Pavarur Liberale, subjekt ky politik i komuniteti

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka përshëndetur procesin e rregullt zgjedhor për zgjedhjen e kryetarëve në Mitrovicë e Veriut, Z

Rezultatet paraprake të zgjedhjeve të së dielës për kryetarët e komunave në veriun e Kosovës, nxorën Listën Serbe, fituese në në katër ko

Personi që u plagos pasditen e sotme në Prishtinë është një nga njerëzit më të njohur në Kosovë.

Policia ka konfirmuar se kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, ka ndodhur një plagosje.

Policia e Kosovës ka marrë në pyetje përreth tre orë deputeten Flora Brovina, në lidhje me fotografinë e publikuar dje, që sipas saj dësh