Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani pak ditë më parë është kërcënuar përmes rrjeteve sociale. Mësohet se kërcënimet kanë qenë përmes Twitterit, raporton Telegrafi.

Një gjë e tillë është raportuar edhe nga Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme ka hapur një rast të kanosjes, i cili ka ndodhur më 23 qershor rreth orës 16:37.

“Sheshi Ibrahim Rugova, Prishtinë, 23.06.2020-16:37. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se në llogarinë e rrjetit social Twitter ka ardhur një kërcenim në gjuhën angleze. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e policisë. Kryeparlamentarja Osmani nuk ka reaguar deri më tani.