Kërcënohet me jetë presidenti i Kosovës Hashim Thaçi

27/03/2020 - 07:37

Një qytetar nga pjesa Veriore e Kosovës, ka kërcënuar Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi gjatë ditës së djeshme. Burime të Gazetës Insajderi bëjnë të ditur se ai është arrestuar sot nga Krimet e Rënda të Policisë së Kosovës.

Kujtim Boletini përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook”, kishte postuar një fotografi ku shihen dy armë dhe kishte shkruar për presidentin Thaçi se “gjumin gjumë s’do ta lë ta bëjë”.

“Sot i zhdrypa prej tavani se në kuvend po flitet për ndarjen e Kosovës nga Hashim Broja le te dinë Hashim Broja a kushdo qoft ai se ende jemi gjallë pjesa e Veriut. Nuk e lejojmë ndarjen o Hashim Broja, dije se gjumin, gjumë stala me bo”, ka shkruar Boletini.

Këtë postim, i dyshuari më pas e ka fshirë.

Insajderi po ashtu kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës lidhur me këtë rast, mirëpo ende nuk ka marr një përgjigje.

Ndërkohë që në seancën e mbajtur gjatë ditës së djeshme, kryeministri në largim, Albin Kurti, tha se presidenti Thaçi ka bërë një marrëveshje sekrete me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndarjen e Kosovës.

Për këtë deklaratë të Kurtit, ka reaguar edhe Departamenti Amerikan i Shtetit, ku ka deklaruar se nuk ka një marrëveshje sekrete të tillë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, tha të shtunën përmes një postimi në Facebook se janë duke e pritur aktgjykimin e

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se janë testuar gjithsej 311 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe g

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe shefat e misioneve të BE-së i bëjnë thirrje aktorëve politikë që të zbatojnë vendimin e Gjykatës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila njohu mandatimin e Avdullah Hotit

Gjykata Kushtetuese në Kosovë e ka quajtur të drejtë vendimin e presidentit Hashim Thaçi për t’i dhënë mandatin për formimin e qeverisë s

Kosova ka shënuar përsëri shifra të ulëta përsa i përket të infektuarve me koronavirus në 24 orët e fundit.

Lidhja Demokratike e Kosovës bashkë me partnerët e koalicionit AAK-në dhe NISMA-n e kanë bojkotuar mbledhjen e sotme të kryesisë së Kuven

Situata e krijuar në Kosovë nga pandemia COVID-19, ka ndikuar në humbjen e vendeve të punës, rënie të aktivitetit ekonomik dhe rrjedhimis

Teksa Kosova është në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese ditën e nesërme më 29 maj për formimin e qeverisë së re, vijojnë akuzat

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se është konfirmuar edhe 1 rast i ri me koronavirus në vend.