Kërcënon i dërguari i Trump gjatë konferencës me Vuçiç: SHBA tërhiqet nëse nuk arrini marrëveshje me Kosovën!

24/01/2020 - 12:14

I dërguari special i Presidentit amerikan, Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, në një konferencë të përbashkët me kreun e shtetit serb, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të tërhiqen, nëse Prishtina dhe Beogradi nuk do të ulen dhe të lëvizin drejt një marrëveshjeje.

“Kur flasim rreth asaj nëse është e drejtë apo jo, nuk është për mua ta them. Më takon mua që të sjellë dy palët në tavolinë, dhe është në dorë të palëve për të vendosur. Palët duhet të më thonë mua se çfarë mendojnë dhe çfarë duan. Unë po bëj përpjekje për një të ardhme më të mirë, për njerëzit në Kosovë dhe Serbi. Ne duhet të bëjmë gjithçka për të tejkaluar atë që të gjithë e shohin si një konflikt. Nëse dy palët nuk lëvizin dhe arrijnë një marrëveshje, në do të tërhiqemi”, ka thënë Grenell në konferencë.

Më tej, i dërguari i Trump ka thënë prerë se “Fushata për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës duhet të ndalet dhe taksa duhet të hiqet”.

Megjithatë, ai është shprehu se janë duke ndjerë një energji pozitive aktualisht dhe se shpresojnë në një marrëveshje mes dy vendeve.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka dhënë një intervistë për Euronews World, ku ndër të tjera ka folur për heqjen e taksës 100% për mal

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka deklaruar sot para mediave se ka marrë ftesë për takim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Në konferencën për shtyp që zhvilloi nga kryeministria, Albin Kurti njoftoi heqjen e taksës 100% ndaj produkteve serbe.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka lajmëruar heqjen e taksës ndaj Serbisë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për vrasjen e ish-luftëtarit të UÇK-së, Qerim Kelmendi, mëngjesin e sotëm në fshatin Zahaq

Një person është gjetur i djegur brenda makinës së tij në fshatin Zahaq të Pejës në orët e para të mëngjesit.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha pas takimit me Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo në Departamentin e Shtetit se politika kosovare, pa

Kryeministri Kurti, në opinionin e tij për nënshkrimin e marrëveshjes sekrete, ku FSK’së i ndalohet hyrja në Veri, thotë se presidenti Ha

Tre raste të dyshuara me koronavirus janë paraqitur në pavionin e infektivit në QKUK në Prishtinë.

Kandidati i Partisë Socialdemokrate (SPD) me origjinë nga Pozharani i Vitisë në Kosovë, bëhet deuteti i parë me origjinë shqiptare në