Këshilli i Sigurimit diskuton për Kosovën

10/06/2019 - 07:49

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara sot në New York do të diskutojë raportin e sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres për punën e UNMIK-ut për periudhën nga 16 janari deri më 15 maj të këtij viti.

Në këtë takim ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç ka paralajmëruar se do të kërkojë shqyrtimin në vazhdimësi të çështjes së Kosovës në KS të OKB-së dhe nevojën e UNMIK-ut që të mbetet i angazhuar në zbatimin konsekuent të objektivave të përcaktuara, pa ndryshuar mandatin.

Aksioni i policisë së Kosovës kundër krimit dhe korrupsionit në veri, përfshirë arrestimin e një pjesëtari të UNMIK-ut, që kishte dalë në rrugë me makinën e tij për të penguar policinë e Kosovës të kryejë aksionin e saj, do të jetë në fokusin e seancës.

Ndryshe, SHBA dhe Britania e Madhe kanë kërkuar disa herë që seancat e KS të OKB-së të reduktohen, duke marrë parasysh realitetin e ri të krijuar pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ndërkohë që është kërkuar edhe reduktimi i stafit dhe buxhetit për misionin e UNMIK-ut.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Qeveria e Kosovës mori vendim që të tërheqë nga Kuvendi, Projektligjin për financimin e partive politike.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se përmbyllja e dialogut politik me Serbinë, me marrëveshje ligjërisht obligative, që nënkup

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet ditën e sotme në një seancë të jashtëzakonshme plenare.

Në Shtatorin e vitit 2017, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, mori drejtimin e Qeverisë së Kosovës.

Kryetari i Lidhjes së Social-Demokratëve të Vojvodinës, Nenad Çanak, në një intervistë për gazetën Blic të Serbisë, ka deklaruar se Kosov

Gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999, shumë të huaj morën pjesë në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se me shtyrjen e takimit të Parisit, do të vonohet edhe arritja e marr

Qeveria e Kosovës nuk e ka përmbushur as nivelin minimal të standardeve për eliminimin e trafikimit me njerëz, por po bën përpjekje të rë

Deri para pak ditësh, një qytetar në Prishtinë ka mundur të ushqehet në vlerën e 2 eurove me një sanduiç.

Ambasadori i SHBA-ve në Serbi, Kyle Scott, ka thënë se ‘status-quo-ja’ në Ballkan s’është e qëndrueshme dhe se të gjithë po humbin për sh