Këtë vit pritet liberalizimi i vizave për Kosovën, ky është kushti kryesor

25/08/2019 - 13:02

Në vitin 2016 Komisioni Evropian i kishte vendosur Kosovës dy kushte për liberalizimin e vizave. Njëri ishte ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi, dhe kushti i dytë ishte përparimi në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Edhe përkundër faktit se Kosova ka ratifikuar marrëveshjen për kufirin me Malin e Zi, çështja e liberalizimit të vizave ka mbetur ende pezull.

Demush Shaha, Drejtor Ekzekutiv i Institutit të Politikave Evropian, thotë se arsyeja kryesore pse Shtetet Anëtare nuk i kanë dhënë Kosovës dritën e gjelbër për vizat është se Kosova nuk është treguar e suksesshme për këto tre vite në luftën kundër korrupsionit, shkruan Gazeta Express.

“Kosova përmbushi kushtin e parë, d.m.th, miratoi marrëveshjen për ratifikimin e kufirit me Malin e Zi, por asnjë rast i korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar nuk janë përfunduar me sukses”, ka thënë Shasha për edicionin e REL në gjuhën serbe, transmeton Gazeta Express.

Shasha gjithashtu ka rikujtuar edhe qëndrimin e ministrit të Brendshëm të Francës, i cili kishte deklaruar se Franca nuk e mbështet liberalizimin e vizave, pasi që Kosova nuk ka përmbushur kushtet, saktësisht atë për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Sa i përket kohës se kur mund të ndodhë liberalizimi, Shasha e sheh vitin 2020 si vit të heqjes së regjimit të vizave, megjithatë ka një porosi për qeverinë e re që do të vijë në pushtet pas zgjedhjeve që do të mbahen në fund të shtatorit apo në fillim të tetorit.

Qeveria e re e Kosovës duhet të ketë një qasje më progresive në normalizimin e raporteve me Serbinë, që do të lejonte një vendim pozitiv nga BE-ja për liberalizimin e vizave dhe integrimin evropian të Kosovës”, ka thënë ndër të tjera ai. /GazetaExpress/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Iran Bardalli është autori i vrasjes së policit Sami Thaçi dhe plagosjes së dy të tjerëve gjatë operacionit anti- drogë në Zhur të Prizre

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka thënë se kjo parti i ka bërë shtatë propozime LDK-së për arritjen e marrëveshjes për

Një polic i vdekur dhe dy të tjerë të plagosur është bilanci tragjik i një shpërthimi në Zhur të Prizrenit dje në mbrëmje.

Një polic i vdekur dhe tre të tjerë të plagosur, është bilanci tragjik i një shpërthimi në Zhur të Prizrenit mbrëmjen e kësaj të marte.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk kanë arritur marrëveshje për koalicion qeverisës.  Lideri i LVV-së, Albin Kurti

Diplomatët e Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Francës e Italisë, thanë të martën përmes një deklarate se nuk mb

Mbi 5 mijë qytetarë të Republikës së Kosovës kanë hequr dorë nga nënshtetësia kosovare vetëm në vitin 2019 për të zgjedhur një nga shtete

Pas marrëveshjes për linjën ajrore Prishtinë-Beograd po negociohet marrëveshja tjetër, ajo për linjën hekurudhore.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe sigurinë  Josep Borrell, do vizitojë në fund të kësaj jave Kosovën dhe Serbinë.

Ka përfunduar takimi mes delegacionit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, që zgjati më shumë se dy orë. Palët