Vushtrria, ndonëse një qytet i vogël që karakterizohet me jetë të qetë dhe pa dhunë dhe më e mira e gjithë kësaj nuk ka ndonjë historik të një qyteti agresiv, rrethanat e natyrave të ndryshme qoftë ekonomike, sociale apo të tjera natyrshëm kanë bërë që edhe ky qytet mos të shpëtojë pa vrasje.

Por kanë ndodhur edhe disa vrasje tragjike, në të cilat viktima janë qytetarët e Vushtrrisë. Qëllimisht nuk do të përmendën detaje të mëtutjeshme rreth këtyre incidenteve tragjike, vetëm emrat dhe inicialet e viktimave.

Viti 2007, në fshatin Babimost është qëlluar pjesëtari i Policisë së Kosovës që vjen nga Komuna e Vushtrrisë, Avni Kasumi. Kjo edhe është vrasja e parë që ka ndodhur në janarin e vitit 2007.

Në vitin 2011, ka ndodhur një vrasje tjetër, janë vrarë Ymer Krasniqi bashkë me vajzën e tij 10-vjeçare.

Në vitin 2012, ka ndodhur një tjetër vrasje, ajo e Mensur Rashicës, mergimtar nga Gjermania.

Në vitin 2013, një tjetër vrasje ka ndodhur në qendër të qytetit të Vushtrrisë, aty janë vrarë Xhabir Krasniqi dhe Bajram Gërbeshi.

Në vitin 2015 ka ndodhur vrasja e rapsodit të njohur nga Komuna e Vushtrrisë, Vesel Skroma.

Ndërsa në vitin 2017 vrasja më tronditëse është ajo e Jetush Hajdinit dhe Miradije Rrustemit në fshatin Vërmicë.

Po në vitin 2017 është gjetur i vrarë edhe një person tjetër me inicialet Kujtim Meholli, po nga Vushtrria.