Koalicion me Albin Kurtin? Haradinaj: Nuk kemi asnjë komunikim për bashkëqeverisje, ai është mashtrues

22/01/2020 - 16:08

Në një konferencë për mediat pas mbledhjes së qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj ka shuar edhe dyshimet se partia e AAK-sl dhe Lëvizja Vetëvëndosje mund të bëjnë një koalicion për t’i dhënë fund dilemës së formimit të qeverisë.

Haradinaj tha se nuk ka asnjë komunikim me Vetëvendosjen apo vetë Kurtin, të cilin e cilëson si mashtrues. Sipas tij, AAK tashmë e ndjen veten në opozitë pasi ashtu vendosën qytetarët me votën e tyre.

"Nuk kemi komunikim me Vetëvendosjen e as z.Kurtin për bashkëqeverisje. Unë e kam deklaruar se projekti që paraqet z.Kurti është mashtrim edhe vet z.Kurti e kam quajtur mashtrues sepse bindja ime ka qenë se qasja e tij ndaj temave dhe realitetit të jetës nuk përputhet dhe nuk qëndron ashtu, por qytetari ka vendosur dhe ne jemi opozitë por nuk kemi pasur kujt ti bëjmë opozitë, pasi që nuk kemi ende qeveri", është shprehur Haradinaj.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka dhënë një intervistë për Euronews World, ku ndër të tjera ka folur për heqjen e taksës 100% për mal

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka deklaruar sot para mediave se ka marrë ftesë për takim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Në konferencën për shtyp që zhvilloi nga kryeministria, Albin Kurti njoftoi heqjen e taksës 100% ndaj produkteve serbe.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka lajmëruar heqjen e taksës ndaj Serbisë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për vrasjen e ish-luftëtarit të UÇK-së, Qerim Kelmendi, mëngjesin e sotëm në fshatin Zahaq

Një person është gjetur i djegur brenda makinës së tij në fshatin Zahaq të Pejës në orët e para të mëngjesit.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha pas takimit me Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo në Departamentin e Shtetit se politika kosovare, pa

Kryeministri Kurti, në opinionin e tij për nënshkrimin e marrëveshjes sekrete, ku FSK’së i ndalohet hyrja në Veri, thotë se presidenti Ha

Tre raste të dyshuara me koronavirus janë paraqitur në pavionin e infektivit në QKUK në Prishtinë.

Kandidati i Partisë Socialdemokrate (SPD) me origjinë nga Pozharani i Vitisë në Kosovë, bëhet deuteti i parë me origjinë shqiptare në