Koalicioni i parë në Kosovë, Haradinaj firmos me Ahmetin

19/08/2019 - 20:22

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe partia Social Demokrate, do të shkojnë bashkë në zgjedhje, kurdo që ato të mbahen. Ramush Haradinaj dhe Shpend Ahmetaj zyrtarizuan koalicionin parazgjedhor, pasi morën mbështetjen e organeve drejtuese të partive respektive, ndërkohë që janë autorizuar edhe për diskutime për zgjerimin e mundshëm të aleancës.

“Ka dominuar tema e koalicionit parazgjedhor me Partinë Social Demokrate të kryesuar nga Shpend Ahmeti. Ka pasur plot diskutime rreth kësaj, rreth koalicioneve potenciale në të ardhmen, por është votuar me shumicë të votave, me dy abstenime veç, marrëveshja për koalicion parazgjedhor me PSD-në”, shprehet Haradinaj.

Haradinaj ndërkohë nuk ka treguar nëse ka marrë apo jo ndonjë ftesë nga lidhja demokratike e Kosovës për bisedime, por në anën tjetër, Shpend Ahmeti, më herët të hënën, u ndal në selinë e Isa Mustafës. Ahmeti e vlerësoi takimin me Mustafën, si pozitiv por i pyetur nga gazetarët tha se nuk ishte marrë asnjë vendim pasi LDK është e interesuar të hyjë e vetme në zgjedhje.

Sidoqoftë, Ahmeti thotë se ka ende vend për bisedime dhe bashkëpunim. Sipas kreut të PSD, ekziston pajtimi mes forcave politike në Kosovë, që zgjedhjet e parakohshme, të mund të mbahen më 6 tetor.

Kosova është aktualisht me një kryeministër të dorëhequr dhe një qeveri në detyrë, pa një vendim të gjykatës kushtetuese për kompetencat e kabinetit aktual dhe në pritje të zhvillimeve që do të vendosin se çfarë rrjedhe do të marrin ngjarjet. E ndërkohë që pritet e enjtja, dita kur do të mblidhet kuvendi për të diskutuar shpërndarjen dhe shkuarjen në zgjedhje të parakohshme, partitë politike vazhdojnë bisedimet për krijimin e aleancave të reja dhe bëjnë përllogaritjet e tyre.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti Hashim Thaçi përmes një mesazhi ngushëllimi për viktimat e tërmetit shkatërrimtar në Turqi, deklaroi se Kosova është e gatshme

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi se shumë shpejt do të takohen me përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosj

I dërguari special i Presidentit amerikan, Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, në një konferencë të përbashkët me kr

Në Vetëvendosje sot pritet të ketë një kthesë të madhe sa i përket qëndrimit për kryeparlamentarin.

Ramush Haradinaj, kryeministri në detyrë i Kosovës, ka folur në lidhje me padinë për shpifje që i është bërë nga Kryeministri i Shqipëris

Mëngjesin e së mërkurës u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre në Prizren, Durim dhe Suada Hadri.

I dërguari i posaçëm i presidentit Donald Trump në dialogun Kosovë – Serbi pas takimit me të parin e LV-së, Albin Kurtin ka deklaruar se

Erdhën për pushime nga Suedia dy ditë më parë, por ky udhëtim për në vendlindje mbeti i fundit për ta.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, është i bindur se marrëveshja e arritur për rivendosjen e linjës ajrore midis Prishtinës dhe Be

Durim Hadri dhe Suada Hadri janë çifti nga Prizreni që u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre, mëngjesin e së mërkurës.